Кumtesa|

19 maj 2022, Shkup – Profesori, ekonomisti dhe autori i shquar amerikan Paul Krugman, laureati i çmimit Nobelvjen në Shkup. Krugman do të flasë në hapjen e konferencës së sivjetme të Forumit Ekonomik të Shkupit (SEFF), platformë për dialog për çështje ekonomike dhe financiare, e iniciuar vitin e kaluar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Krugman mori çmimin Nobel për ekonomi në vitin 2008 për hulumtimin që ripërcakton teoritë ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare dhe gjeografisë ekonomike, dhe riorienton hulumtimet e mëtejshme për këto tema. Duke demonstruar efektet e ekonomive të shkallës në modelet tregtare dhe vendndodhjen e aktivitetit ekonomik, ai vendos një model të ri për tregtinë ndërkombëtare.

Paul Krugman është përfaqësues i shkollës neokejnesiane dhe konsiderohet si një nga ekonomistët më me ndikim të kohës së sotshme. Përveç ripërcaktimit të teorisë së tregtisë ndërkombëtare, ai njihet edhe si themeluesi ose bashkëthemeluesi i disa disciplinave të reja në ekonominë ndërkombëtare – nga teoria e tregtisë së re (NTT) dhe gjeografia e re ekonomike (NEG) deri te modelet e krizave financiare dhe lëvizjet e kursit të këmbimit.

Në karrierën e tij, ai ka dhënë mësim në universitete prestigjioze si Yale, Massachusetts Institute of Technology (MIT), Princeton, Stanford dhe London School of Economics. Që nga viti 2015, ai është profesor i shquar i ekonomisë në Qendrën për Studime Pasuniversitare në Universitetin e Nju Jorkut (CUNY) dhe studiues në Qendrën Stone për pabarazinë socio-ekonomike. Ai është gjithashtu i frytshëm si autor, me një listë të gjatë botimesh, nga librat më të shitur ekonomik dhe politik tek publiku i gjerë e deri te librat shkollor dhe punimet akademike mbi makroekonominë, lëvizjen e kursit devizor, zhvillimin ndërkombëtar, tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike. Ai është autor ose redaktor i 27 librave dhe më shumë se 200 punimeve akademike të botuara në revista profesionale. Është veçanërisht e njohur kolumna e tij që botohet në “New York Times”.

Konferenca e sivjetshme, e dytë e SEFF do të mbahet më 30 dhe 31 maj viti 2022, në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Tema “Rritje e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej” është ndarë në katër shtylla:

  • Sfidat makroekonomike në këto kohëturbulente
  • Rezistenca, konkurrenca dhe bashkëpunimi rajonal
  • Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura
  • Pas krizës: nxitësit e rritjes së qëndrueshme

Përveç Krugman-it, në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar janë edhe shumë ekonomistë të tjerë të shquar, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, ministra të financave, guvernatorë… të cilët do të shpjegojnë pikëpamjet e tyre dhe do të debatojnë në një nga tetë panelet e #SEFF2022.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *