Кumtesa|

29 maj 2022, Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi këtë pasdite priti delegacionin nga Banka Botërore të kryesuar nga nënkryetarja e Grupacionit të Bankës Botërore për rajonin, Anna Bjerde. Në takimin e mbajtur në vigjilje të Konferencës së dytë vjetore të Ministrisë së Financave që fillon ditën e nesërme në Shkup, pjesmarrës ishin drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, drejtoresha e re rajonale Xiaoqing Yu për Ballkanin Perëndimor dhe përfaqësuesi i BB-së në vend Massimiliano Paolucci.

Në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan mbi ndikimin e krizës aktuale energjetike dhe të çmimeve, si dhe mbi luftën në Ukrainë, me ç’rast ministri vuri në dukje masat dhe politikat e ndërmarra nga qeveria, të cilat në periudhë afatshkurtër janë të orientuara drejt reagimit ndaj krizës dhe mbrojtjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe likuiditetit të ekonomisë.

Siç theksoi ministri, në periudhë afatmesme dhe afatgjate vazhdon më tej përkushtimi i Qeverisë për stabilitet makroekonomik dhe konsolidim fiskal, me qëllim të arritjes së rritjes së përshpejtuar ekonomike.

“Gjatë vitit 2021, pas pandemisë së Covid 19, ekonomia vendase u rikuperua sipas dinamikës së pritur. Këtë vit aktiviteti ekonomik edhe pse nën ndikimin e pasojave ekonomike të konfliktit Rusi – Ukrainë, pritet që të kthehet në nivelin e parakrizës dhe projektohet në nivel prej 3.2%. Në periudhë afatmesme pritet që norma mesatare e rritjes të intensifikohet me mbi 5%, theksoi ministri Besimi, i cili shprehu kënaqësinë për përkrahjen që ky institucion financiar i jep vendit në krijimin dhe zbatimin e reformave për arritjen e rritjes së përshpejtuar ekonomike.

Bashkëpunimi i vendit me këtë institucion financiar ndërkombëtar bazohet në Strategjinë për partneritet të RMV-së me Bankën Botërore, në të cilën prioritete janë efikasiteti energjetik, dixhitalizimi, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, shërbimet komunale, arsimi, shërbimet sociale etj.

Përkrahja e Bankës Botërore reflektohet në realizimin e mbi 60 projekteve në vlerë mbi 2.8 miliardë dollarë dhe në funksionimin aktiv të nëntë projekteve me vlerë të përgjithshme prej 480.8 milionë dollarë, duke u fokusuar mbi sferat e përcaktuara me strategjinë. Vendi kishte përkrahje të konsiderueshme nga Banka Botërore edhe në ballafaqimin me krizën shëndetësore dhe ekonomike, shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në periudhën e ardhshme, aktivitetet mund të fokusohen mbi rritjen e qëndrueshme, kapitalin njerëzor, siç janë projektet infrastrukturore, që paraqesin prioritete të përcaktuara edhe në Planin për përshpejtimin e rritjes. Ky plan ofron mekanizma dhe instrumente të reja për financimin e projekteve, ndërsa në sektorin publik dhe privat priten investime mbi 8 miliardë euro.

Delegacioni i Bankës Botërore nesër dhe pasnesër do të marrë pjesë në Konferencën e dytë vjetore të Ministrisë së Financave me temë “Rritje e qëndrueshme në kohë krize dhe përtej”. Fokusi do të jetë mbi sfidat makroekonomike në kohë turbulente, rezistencën, konkurrencën dhe bashkëpunimin rajonal, energjinë, tranzicionin e gjelbër dhe infrastrukturën, dhe pas krizës: nxitësit e rritjes së qëndrueshme.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *