14 qershor 2022, Shkup – Me rishikimin e Buxhetit, për të cilin këto ditë diskutohet në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, parashihet rritje pagash në shëndetësi, arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, përkujdesin e fëmijëve, gjyqësor dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Po ashtu, parashihen mjete për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave në sektorin privat, njoftoi në emisionin e TV 24, ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Ministri theksoi se me rishikimin janë planifikuar mjete për rritjen e pagave prej 15% në gjyqësor, arsimin fillor dhe të mesëm dhe përkujdesin e fëmijëve, rritje prej 7% të pagave në arsimin e lartë dhe rritje prej 5 % të pagave në MPB dhe në shëndetësi.
Në lidhje me kërkesat e sindikatave për rritjen e pagave në sektorin publik, Besimi theksoi se bisedimet në Qeveri janë ende duke vazhduar për të gjetur një zgjidhje e qëndrueshme.
Besimi tha se po punohet në model të qëndrueshëm të rritjes së pagave në sektorin publik, i cili do të bazohet në produktivitetin e ekonomisë dhe standardin e jetës së qytetarëve.