21 qershor 2022, Shkup – Për mbi 92000 persona të punësuar në sektorin publik ose 72% nga të punësuarit në këtë sektor u sigurohen rritje të pagave këtë vit në periudhë krize ku të gjithë jetojmë dhe përpiqemi ta tejkalojmë atë me të gjitha mundësitë dhe mënyrat e mundshme. Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, sot në Kuvend, ku zhvillohet debati lidhur me amendamentet për rishikimin e Buxhetit për vitin 2022.
– Qeveria e RMV-së kujdeset seriozisht për standardin e qytetarëve të RMV-së dhe për të gjithë personat e punësuar në sektorin publik. Kjo është konfirmuar disa herë.
Përkatësisht, para disa muajsh është miratuar Ligji për pagën minimale, me të cilin mbi 17000, më saktë 17245 punëtorë në sektorin publik kanë marrë rritje në pagën minimale. Domethënë, ata që kishin pagë prej 15.200 denarëve arritën në 18.000 denarë pagë. Ndërkohë, u dakorduan edhe për disa rritje të pagave në segmente të caktuara, përkatësisht sektorë, që përfshijnë një numër të madh të të punësuarve në sektorin publik.
Së pari, në sferën e arsimit, ku përfshihen mbi 37.000 të punësuar u siguruan mjete financiare dhe nga muaji shtator këta të punësuar të marrin rritje të pagave prej 15%. Më tej, sa i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme, u siguruan mjete financiare për rritjen e pagave prej 5% për 12.000 të punësuar.
Në sektorin e kulturës ku përfshihen mbi 3.500 të punësuar, ka rritje të pagave prej 30%. Në sektorin e gjyqësorit, ku janë punësuar mbi 2600 persona ka rritje të pagave prej 15%, për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë për të cilët disa vite radhazi ka rritje të pagave prej 15% dhe 20% edhe këtë viti ka rritje të pagave prej 5%. Këtu përfshihen mbi 20.000 të punësuar, theksoi zëvendësministri Nikolloski.
Ai shtoi se këta 92000 persona të punësuar në sektorin publik, përkatësisht mbi 72% nga të gjithë të punësuarit e sektorit publik kanë ose do të kenë rritje të pagës, ndërsa për personat e tjerë në sektorin publik për të cilët nuk është siguruar apo dakorudar rritja e pagës, janë ata të punësuar që në ndërmarrjet publike në nivel shtetëror dhe lokal vendimin për rritjen e pagave e marrin vetë ndërmarrjet që kanë buxhete vetanake dhe tani më është e njohur se në çfarë niveli janë pagat në këto sektorë.
Zëvendësministri theksoi se 1000 të punësuarit e tjerë, nga numri i përgjithshëm i 131 mijë të të punësurve në sektorin publik, janë të punësuarit në trupat rregullatore dhe në bankën qendrore, ku kanë seriozisht paga të larta.
Nikolloksi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kujdeset për të punësuarit në sektorin publik dhe bëri të ditur se në nivel lokal, ku ka 6000 të punësuar, nevojitet konsolidim para se të fillohet me rritjen e pagave, sepse pjesa më e madhe e komunave punojnë me rezultate financiare negative dhe përsëri në fund të ditës ato janë në barrë të buxhetit.