Кumtesa|

14 shtator, 2022 – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, do të marrë pjesë në takimin e Konstituencës së FMN-së dhe Grupacionit të Bankës Botërore që do të mbahet në Sarajevë. Në këtë event, do të diskutohet për një nga temat më të rëndësishme të ditëve të sotme “Nga kriza në rimëkëmbje”, ku ministri i Financave do të ketë fjalim, si dhe do ta moderojë sesionin me titull “Dimri po vjen: siguria energjetike, tranzicioni dhe bashkëpunimi”.

Në kuadër të Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, ministri Besimi do të zhvillojë takime të veçanta me nënkryetaren e Bankës Botërore, Anna Bjerde, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Koen Davidse, si dhe me drejtorin e departamentit të FMN-së për Europë, Alfred Kammer.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, po ashtu do të realizojë takim bilateral me zëvendëskryeministren dhe ministren e Financave të Holandës, Singad Kag.

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Grupacionit të BB-së, si dhe guvernatorë të bankave qendrore, mes tyre edhe guvernatorja Anita Anegllovska Bezhovska dhe ministrat e financave të vendeve anëtare.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *