Кumtesa|

Konkurs për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor

Në bazë të Vendimit për publikimin e konkursit për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor dhe miratimit të fondeve V. nr. 24-31771/1 me datë 26 shtator të vitit 2022, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut shpallin

 

KONKURS
për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor

Tema dhe kushtet e konkursit për nxënësit e arsimit fillor

Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë krijim letrar dhe/ose artistik për temën:

„Për denarin krijojmë, për denarin festojmë: 30 vjet nga futja e denarit maqedonas

Për punimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të ndahen total dymbëdhjetë çmime, edhe atë:

– tre çmime për krijim më të mirë letrar ‒ poezi për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të;

– tre çmime për krijim më të mirë artistik ‒ vizatim/vizatim digjital për nxënësit nga klasa e 1-rë deri në klasën e 5-të;

– tre çmime për krijim më të mirë letrar – tregim për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të;

– tre çmime për krijim më të mirë artistik – vizatim/vizatim digjital për nxënësit nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të.

Nxënësve të arsimit fillor, krijimet e të cilëve do të shpërblehen, do t’u ndahet shpërblim në para në shumë prej 3.000,00 denarësh, me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogarinë e transaksioneve në ndonjë bankë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.

Afati i fundit për parashtrimin e punimeve është 21 tetor 2022.

 

Tema dhe kushtet e konkursit për nxënës të arsimit të mesëm

Nxënësit e arsimit të mesëm mund të marrin pjesë në Konkurs me dërgimin e një krijimi letrar – ese për temën:

“Denari maqedonas si monedhë kombëtare – një nga simbolet e pavarësisë”

Ese-ja duhet të ketë një maksimum prej 1.500 fjalësh dhe të përmbajë pikëpamje personale të temës, duke iu referuar disa prej çështjeve të mëposhtme: çfarë do të thotë pavarësi monetare; denari si monedhë kombëtare – miratimi, shenjat dhe simbolet e parave në monedha dhe kartëmonedhave; stabiliteti i denarit si valutë dhe kursimi; monedhat kombëtare – sot dhe në të ardhmen; çfarë paraqet bashkimi monetar; Bashkimi Monetar Evropian dhe Euro si monedhë e përbashkët.

Për 3 punimet më të mira të nxënësve të arsimit të mesëm do të ndahet shpërblim në para në shumë prej 6.000,00 denarësh me pagesë të fondeve të shpërblimit në llogari të transaksionit në ndonjërën prej bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas zgjedhjes së tyre.

Afati i fundit për parashtrimin e punimeve është 21 tetor 2022.

 

Kushte të përbashkëta që vlejnë për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm:

Për të mbrojtur punën e nxënësve, Ju lutemi detyrimisht nënshkruani krijimet Tuaja duke i shënuar informacionet në vijim:

– Emri dhe mbiemri i nxënësit,
– Emri i shkollës ku nxënësi ndjek mësimet (klasa/viti/komuna/fshati/qyteti)
– Emri dhe mbiemri i prindit/kujdestarit me adresën e banimit dhe
– Telefoni i kontaktit të prindit/kujdestarit/arsimtarit/profesorit.

 

Mënyra e dorëzimit të krijimeve:

Të gjithë krijimet (vizatim, poezi, tregim dhe ese) mund të dorëzohen drejtpërsëdrejti në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës. Krijimet letrare (poezi, tregim dhe ese), si dhe krijimet artistike (ekskluzivisht vizatimet e punuara në një pajisje dixhitale) mund të dërgohen përmes rrugës elektronike në adresat elektronike në vijim: tvorbi@nbrm.mk

 

Adresa për dorëzim nëpërmjet postës me shenjë:

„Për Konkursin me rastin e Ditës Botërore të Kursimit – 31 Tetor“
BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Bul. „Kuzman Josifovski-Pitu“ Nr. 1, 1000 Shkup

 

Krijimet e arritura do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë juria e formuar nga përfaqësuesit e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një bashkëpunëtor i jashtëm në këtë fushë angazhohet për të rishikuar veprat letrare të nxënësve të shkollave fillore.

Krijimet e pranuara nuk kthehen.

Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor të vitit 2022, në internet faqet e Bankës Popullore / dhe Ministrisë së Financave https://finance.gov.mk/.

Për informacione më të hollësishme mund të drejtoheni përmes postës elektronike të Bankës Popullore: tvorbi@nbrm.mk dhe postës elektronike të Ministrisë së Financave: finance@finance.gov.mk

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *