Кumtesa|

14 tetor 2022, Shkup – “Republika e Maqedonisë së Veriut shënon progres të mirë në fushën e politikës ekonomike dhe monetare, të përfshirë në kapitullin 17. Është domethënëse që në mbi 70 % të kapitujve në Raportin e KE-së për progresin e RMV-së, identifikohet progres në reformat e zbatuara.

Me rëndësi të veçantë është theksuar miratimi i Ligjit të ri për Buxhetet, i cili përcakton rregulla të qarta fiskale për deficitin buxhetor dhe borxhin e pushtetit të përgjithshëm, me ç’rast harmonizohet me Direktivën e Kornizës Buxhetore të BE-së”, theksoi zëvendësministi i Financave, Filip Nikolloski, në panelin diskutimin “Me të gjitha kapacitetet deri te standardi evropian – institucione që punojnë për qytetarët”.
Kjo ishte ngjarja e parë nga tri ngjarjet që në këtë periudhë me rastin e publikimit të Raportit të KE-së do të organizohen me sloganin “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja”.
Ligji për Buxhetet, gjithashtu përmban dispozita për themelimin e organit të pavarur, Këshillit Fiskal, për monitorimin e harmonizimit të rregullave fiskale.
Zëvendësministri Nikolloski, theksoi se me themelimin e Këshillit fiskal duhet të sigurohen analiza dhe mendime të pavarura dhe profesionale për projeksionet makroekonomike dhe fiskale, strategjinë fiskale, buxhetin, raportet për realizimin e buxhetit, rreziqet fiskale etj.
Sa i përket rritjes së llogaridhënies së Qeverisë, vendoset edhe deklarata e politikës fiskale, që duhet t’i përfshijë udhëzimet e strategjisë fiskale gjatë kohëzgjatjes së mandatit.
Njëkohësisht, përmes Sistemit të integruar informativ për menaxhim me financat publike -IFMIS, mbi implemenetimin e të cilit po punohet, do të mundësohet planifikim, monitorim dhe kontroll më i mirë i realizimit të të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit.

Në këtë ngjarje, nga ana e delegacioneve të larta u theksua se raporti është pranimi i fuqishëm i reformave të zbatuara, që është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se vjen në periudhë pandemie ende të pranishme dhe në kohë krize energjetike dhe të çmimeve.
Gjithashtu, në periudhë të kushteve të tensionuara në tregun global të kapitalit, në këtë raport është theksuar edhe çështja e financimit të deficitit buxhetor.
Në pyetjen e moderatorit se cilat politika po ndërmerren në pjesën e menaxhimit prudent të borxhit publik, Nikolloski theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në përcaktimin për konsolidim fiskal gradual në periudhë afatmesme.
Sipas Strategjisë Fiskale, parashihet konsolidim fiskal në etapa, për uljen e deficitit buxhetor si % e PBB-së edhe atë nga 4.2% në vitin 2023 deri në 2.8% në vitin 2027, si dhe strukturë e përmirësuar e financave publike me pjesëmarrje të konsiderueshme të shpenzime kapitale prej 4% në PBB në nivel vjetor.
Në kontest të konsolidimit fiskal gradual, është menaxhimi prudent dhe strategjik i borxhit publik. Në këtë drejtim do të përmend instrumentin PLL, për të cilin Minisioni i FMN-së javën e kaluar na dha dritë jeshile, por edhe emetimin e fletobligacionit në tregun e Gjermanisë me kushte jashtëzakonisht të favorshme, krahasuar me ato të tregut global të kapitalit”, theksoi Nikolloski duke thënë se duhet të merren parasysh edhe sfidat me të cilat ballafaqohemi, siç janë kriza energjetike dhe e çmimeve, të cilat kërkojnë reagim përkatës fiskal.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *