25 tetor 2022, Shkup – Sot, zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, merr pjesë në Samitin vjetor të londinezes “The Economist” që po mbahet në Prishtinë, në Republikën e Kosovës.
Tema e edicionit të sivjetmë të samitit “The Economist” është “Ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet”, ndërsa zëvendësministri i Financave do t’i drejtohet panelit të diskutimit kushtuar Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe modelit të rritjes së qëndrueshme.Pjesëmarrësit në këtë panel diskutimi, do të jenë ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Hekuran Murati, drejtori rajonal i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli, ndërsa përmes video konferencës do të kyçen zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane të Investimeve,Liljana Pavlova dhe drejtoresha rajonale e BB-së për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.
Ky samit po mbahet në një periudhë të rëndësishme për rajonin për shkak të luftës në Ukrainë, ndryshimit të arkitekturës së sigurisë dhe asaj energjetike në Evropë, si dhe lëvizjeve të fundit lidhur me procesin e eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrësit janë personalitete të shquara nga SHBA-ja dhe Evropa, duke përfshirë këtu Wess Mitchell, ish ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike, Martin Schulz, ish kryetari i Parlamentit Evropian dhe kryetari aktual i Fondacionit “Friedrich Ebert”, Georgios Papandreou, kryetari i “Socialist International” dhe ish kryeministër i Greqisë, Liljana Pavlova, nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe përfaqësues të rëndësishëm të komunitetit të biznesit.
Në këtë samit do të zhvillohet dialog i gjerë dhe do të shkëmbehen mendime për përballimin e sfidave aktuale të krizës energjetike dhe çmimeve.
Republika e Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar ishte nikoqire e Samitit vjetor të londinezes “The Economist”, që është event shumë i rëndësishëm në rajon.