Кumtesa|

30 nëntor 2022, Shkup – Bazat ekonomike janë të fuqishme ndërkohë që pushteti ndërmer masat e duhura për t’i përballuar efektet e goditjes së jashtme. Financat publike janë të shëndosha, ndërsa borxhi publik është i qëndrueshëm, ku është konfirmuar nga analiza rigoroze dhe sistemike e qëndrushmërisë së borxhit, theksohet në raportin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili vlerësoi vendin për qasje në Linjën e përkujdesit dhe likuiditetit, që iu nda vendit.

Bëhet fjalë për instrument që u jepet vetëm ekonomive që zbatojnë politika të shëndosha ekonomike dhe me të cilin vendit i vihen në dispozicion rreth 530 milionë euro për një periudhë dyvjeçare.

Siç theksohet në raportin e Misionit, pushtetet janë duke zbatuar politika të shëndosha ekonomike dhe janë përkushtuar në zbatimin e politikave të këtij lloji edhe në të ardhmen. Nga Misioni theksojnë se reagimi i Qeverisë për zbutjen e efekteve të pandemisë ka qenë adekuat dhe në kohë. Gjithashtu, është theksuar se Qeveria vazhdon të reagojë ndaj goditjeve të krizës aktuale, që u intensifikua me fillimin e luftës në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve të produkteve primare.

Krahasuar me ekonomitë e tjera të vendeve në zhvillim dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendi ynë arrin rezultate të mira sa i përket indikatorëve lidhur me sundimin e ligjit, siç janë efektiviteti i Qeverisë, cilësia e rregullativës dhe sundimi i ligjit sipas Indikatorëve botërorë të qeverisjes (Worldwide Governance Indicators). Integrimi në Bashkimin Evropian do të përforcojë më tej procesin e reformave, thuhet në raportin në fjalë.

Korniza fiskale është përforcuar edhe më shumë me miratimin e Ligjit të ri të Buxheteve, i cili paraqet rregulla fiskale dhe bazë për përmirësim të konsiderueshëm të procesit buxhetor, thekson Misioni i FMN-së. Po ashtu, Qeveria e RMV-së po zbaton planin aksional që bazohet në rekomandimet e FMN-së mbi Vlerësimin e menaxhimit të investimeve publike (PIMA).

Në raportin e FMN-së theksohet se financat publike janë të shëndosha, duke përfshirë këtu edhe borxhin publik. Para pandemisë, mesatarja e deficitit fiskal ishte 2.5% e PBB-së, gjatë pandemisë u rrit në 8% si rezultat i masave për ballafaqimin me krizën, ndërsa në vitin 2021 shënoi ulje në 5.5% të PBB-së.

Masat që janë ndërmarrë për përballimin e krizës së shkaktuar nga çmimet e larta të ushqimeve dhe enregjensave, pritet të kontribuojnë që deficiti në vitin 2022 të jetë 5.25%. Thuhet se pushtetet po përgatisin masa financiare me të cilat deficit financiar do të ulet në 3.4% të PBB-së deri në vitin 2024, si dhe se Qeveria është e përkushtuar të vijojë edhe më tutje me konsolidimin fiskal, në përputhje me limitin prej 3% të PBB-së, i cili është vendosur me Ligjin e ri të Buxheteve. Misioni e vlerëson borxhin si të qëndrueshëm dhe se pritet që në periudhë afatmesme, ai të fillojë të ulet dhe të mbetet nën kufirin e rrezikut.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *