Кumtesa|

3 shkurt 2023, Shkup – Procesi i pagesës së pagave për të punësuarit në sektorin publik është rregulluar dhe zbatohet në bazë të Ligjit të Buxheteve dhe Ligjit të Realizimit të Buxheteve dhe në përputhje me mjetet e siguruara financiare.Ky është proces që Ministria e Financave e zbaton përmes sektorit të buxhetit dhe sektorit të thesarit, të cilët veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore të Buxhetit të miratuar.

Ministria e Financave është institucioni përgjegjës për përgatitjen dhe realizimin e buxhetit dhe kjo realizohet në mënyrë efikase, profesionale dhe të përgjegjshme, në vazhdimësi, nga sektorët kompetentë në Ministrinë e Financave, konkretisht nga sektorët e buxhetit dhe thesarit, sepse bëhet fjalë për paratë e qytetarëve.

Çdo detyrim shtesë i ndërmarrë nga institucionet në lidhje me pagesën e pagave, si dhe çdo detyrim tjetër financiar në buxhet, duhet të parashikohet në kuadër të buxhetit të miratuar në Kuvend, sepse sektori i thesarit mund të zbatojë vetëm urdhëresa që janë në pajtim me Buxhetin e miratuar nga Kuvendi i RMV-së. Kjo zbatohet ndaj të gjitha institucioneve dhe shfrytëzuesve buxhetorë, pa përjashtim.

Të gjitha dilemat që mund t’i ketë ndonjë institucion në lidhje me realizimin e buxhetit, Ministria e Financave, përmes sektorëve përgjegjës, në komunikim të hapur me institucionet e njëjta, duke përfshirë edhe kabinetin e kryetarit të RMV-së, i zgjidh çështjet në kuadër të rregulloreve ligjore.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *