Кumtesa|

2 qershor 2023, Shkup – Emetimi i fletobligacionit të qytetarëve, si instrument i ri në treg, do t’u japë qytetarëve mundësinë që t’i investojnë paratë e tyre dhe të kenë rendimente të mira dhe të sigurta, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Vendosja e fletobligacionit të qytetarëve si instrument në tregun financiar ka disa përfitime. Përfitimi i parë është që qytetarët do të kenë mundësinë e investimit të kursimeve të tyre në letra me vlerë që janë relativisht pa rrisk, sjellin rendimente dhe mbrojnë vlerën e tyre për shkak të inflacionit. Përfitimi i dytë është që me emetimin e tyre do të ndikohet në zhvillimin e tregut të kapitalit dhe do të vendoset një praktikë, respektivisht involvimi i qytetarëve në këtë segment.

Dhe përfitimi i tretë është ndikimi në uljen e parasë së gatshme në qarkullim dhe uljen e ekonomisë gri, me ç’rast presim efekte të mëtejshme”, theksoi ministri Besimi, i ftuar në emisionin “Win Win” në Tv Telma.

Bëhet fjalë për instrument që ka komponent zhvillimor, sepse mjetet që do të sigurohen nga këto instrumente në tregun e kapitalit, do të investohen në projekte që planifikohen me buxhet.  Përkatësisht, ato tashmë janë planifikuar në deficitin buxhetor, i cili këtë vit është tërësisht i orientuar drejt shpenzimeve kapitale.

Ministri theksoi se, siç është paralajmëruar tashmë, vlera e një fletobligacioni do të jetë 10.000 denarë, ndërsa norma e interesit do të jetë më e ulët se ajo që është arritur për euroobligacionin, kurse më e lartë se norma e interesit të depozitave.

Ministri vlerësoi se vendosja e këtij instrumenti nuk do të ketë ndikim negativ mbi depozitat në banka, sepse shuma e planifikuar prej 50 milionë euro është 1% e depozitave në banka.

Në intervistë ministri iu referua politikave që janë ndërmarrë për ballafaqimin e krizave dhe uljen e inflacionit. Gjatë së cilës potencoi se politika fiskale dhe ajo monetare janë në koordinimin të përhershëm dhe se politika fiskale ndihmon politikën monetare në impenjimet për ballafaqimin e inflacionit.

“Këtë vit në Buxhet janë planifikuar 225 milionë euro për ballafaqimin e krizës energjetike. Deri më tani, përkatësisht gjatë vitit 2021, 2022 dhe që nga fillimi i vitit nga Buxheti janë ndarë 320 milionë euro për të siguruar çmim të subvencionuar të energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë në tregun e rregulluar. Krahas atyre, afërsish 70 milionë eurove janë të hyra nga të cilat shteti hoqi dorë me masën për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike për amvisëritë në 5% dhe 10% nga viti 2021 deri në fund të muajti qershor të vitit 2023.

Kjo nënkupton subvencione direkte për qytetarët prej rreth 400 milionë eurove”, tha ministri Besimi duke shtuar se, këto janë mjete të siguruara nga tatimet e qytetarëve, si dhe nga granti i BE-së.

Ai shtoi se Qeveria gjithmonë i merr në konsideratë kërkesat në përgjithësi dhe se po shqyrtohen të gjitha opsionet që qytetarët ta amortizojnë shpenzimin e çmimeve të energjisë elektrike dhe se ky proces do të vazhdojë edhe këtë vit dhe do të gjendet mënyra që kjo të bëhet sa më e pranueshme për qytetarët.

Ministri Besimi  lidhur me  ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 d, theksoi se ky është një projekt strategjik dhe se mënyra se si është përzgjedhur që të realizohet ka për qëllim që të realizohet në një periudhë më të shkurtër kohore dhe se po bëhen përpjekje që të bëhet financimi në mënyrën më optimale. Ai bëri të ditur se ka interes për financimin e projektit edhe nga banka amerikane Exim, si dhe nga Banka e Britanisë së Madhe dhe konsorciume të tjera.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *