21 qershor 2023, Shkup – Me Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Prokurorisë Publike përforcohet bashkëpunimi ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes së interesave financiare dhe luftimi i parregullsive, mashtrimeve, korrupsionit dhe aktiviteteve té tjera joligjore të destinuara kundër interesave financiare të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe prokurori publik i RMV-së, Lubomir Joveski.
Nisma për memorandumet e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe institucioneve kryesore sa i përket mbrojtjes së interesave financiare është si rezultat i praktikës së mirë në vendet anëtare të Bashkimit Europian përmes vendosjes së koordinimit solid të sistemit të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së.
Ministria e Financave, si koordinatore e Sistemit të mbrojtjes së interesave financiare të Bashkimit Europian, inicioi nevojën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Memorandumet janë përgatitur në kuadër të IPA Projektit tuinig “Përforcimi i funksioneve të planifikimit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm buxhetor”, me përkrahjen e ekspertëve nga Kroacia dhe Letonia.
“Besoj se me koordinimin e institucioneve kryesore do të përforcohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së interesave financiare, veçanërisht në drejtim të shkëmbimit të informacioneve, trajnimit dhe edukimit të ndërsjellë, shkëmbimit të praktikave më të mira përmes pjesëmarrjes në takime të përbashkëta brenda Sistemit të mbrojtjes së interesave financiare të BE-së, si dhe ndërgjegjësimit të publikut përmes aktiviteteve komunikative të përbashkëta në sferën e parandalimit të parregullsive, mashtrimeve si dhe koordinimit me qëllim të evitimit të dyfishimit të veprimeve”, theksoi ministri Besimi.
Përveç Prokurorisë Publike, sot Memorandum për bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë nënshkruar edhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Goran Ivanov dhe kryerevizori në Organin e Revizionit për Revizion të Instrumentit IPA, Adem Curi, si dhe institucionet që janë gjithashtu kyçe për mbrojtjen efikase dhe efektive të interesave financiare të Bashkimit Evropian.