Кumtesa|

11 korrik 2023, Shkup – Me marrëveshjen që kemi arritur me sindikatat, 85.000 të punësuar në administratën shtetërore në nivel qendror, shfrytëzuesit buxhetorë dhe në institucionet do të përfitojnë rritje të pagave prej 10% duke filluar me pagesën e pagës për muajin shtator, ndërsa gjithashtu atyre do t’u paguhet edhe K-15 në vlerë prej 10.000 denarëve, me ç’rast do të sigurohen mjete financiare me rishikimin e Buxhetit në muajin shtator, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në emisionin “24 Analiza”. Ministri Besimi theksoi se ekziston interes i madh lidhur me fletobligacionin e qytetarëve dhe me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve do të pranohen të gjitha kërkesat e tyre, që do të arrijnë deri në ditën e nesërme, respektivisht më 12 korrik.

Ministri tha se është rënë dakord për vendosjen e zgjidhjes sistematike për rritjen e rregullt të pagave në sektorin publik nga viti 2025, po ashtu nga viti i ardhshëm edhe regresi i pushimit vjetor do të paguhet në vlerë prej 30% të pagës mesatare të paguar. Për rritjen e pagës këtë vit, përmendi se Ministria e Financave do të fillojë me përgatitjen e rishikimit, me të cilin do të sigurohen mjete për rritjen pagave në administratë nga muaji shtator dhe për pagesën e K-15.
Në lidhje me fletobligacionin e qytetarëve, Besimi theksoi se qytetarët, sot dhe nesër, mund t’i parashtrojnë kërkesat e tyre në bankat afariste. “Patëm dëshirë që ta lansojmë këtë produkt, i cili nuk ka për qëllim financimin e buxhetit. Pikësynimi është zhvillimi i tregut të kapitalit, ofrimi i instrument të ri për qytetarët dhe zgjerimi i portofolit të tyre të investimeve. Ky është investim pa rrisk dhe vendosja e këtij instrumenti ndikon edhe në uljen e ekonomisë gri, sepse aktivizon paratë e gatshme të qytetarëve.

Gjithashtu, përmes investimit në këta fletobligacione, qytetarët do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Po ashtu, qytetarët do të arrijnë rendiment që mbron vlerën e parasë në kushte të inflacionit të lartë”, tha ministri Besimi. Ai theksoi se prospekti i ankandit është publikuar në vlerë prej 600 milionë denarëve, por nëse ka interes për 15 milionë euro do të regjistrohet e gjithë vlera. Ministri nënvizoi se gjatë vitit do të ketë edhe ankande të tjera të fletobligacioneve të qytetarëve, në përputhje me interesin e lartë të publikut për këtë instrument.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *