Кumtesa|

14 korrik 2023, Uashington – Sot në selinë e Bankës Botërore në Uashington, zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Koen Davidse dhe drejtorin për Zhvillim Njerëzor, Michal Rutkovski.

Takimi ishte në funksion të përgatitjes së Kornizës së re të partneritetit të vendit me Bankën Botërore për periudhën 2024-2028. Zëvendësministri shprehu mirënjohje për këtë institucion financiar ndërkombëtar për përgatitjen e Diagnostifikimit sistemik të vendit, i cili paraqet raport analitik që i paraprin Kornizës së partneritetit.

 

“Identifikimi i kujdesshëm i prioriteteve është më i rëndësishëm për realizim të sukseshëm të programit të ri dhe për arritje të qëllimeve të përcaktuara. Prioritetet që do të përfshihen në Kornizën e re të Partneritetit duhet të rezultojnë nga ajo që është definuar nga Qeveria si prioritet në dokumentet strategjike nacionale dhe në Programin e rritjes ekonomike, ku janë përfshirë reformat kyçe të miratuara bashkërisht me Bashkimin Evropin, që do të thotë përafrim i vendit në BE” theksoi zëvendësministri i Financave, Nikolloski.

 

Në takim u diskutua edhe për portofolin rrjedhëse të projekteve që po realizohen në vend me mbështetjen e Bankës Botërore, në kuadër të të cilit janë duke u implementuar nëntë projekte me hua prej 400 milionë dollarësh amerikanë.

Nikolloski foli edhe për aktivitetet që Qeveria po ndërmerr për miratimin e Strategjisë së kapitalit njerëzor, si dokument strategjik me qëllim të arritjes së rritjes më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe t’u ofrojë qytetarëve kushte më të mira dhe standard më të mirë të jetesës.

Qëllimi i kësaj strategjie është të ndihmohet vendi në përmirësimin e rezultateve të kapitalit njerëzor dhe të identifikojë sfidat kyçe dhe prioritetet reformuese, të cilat do të përmirësojnë dhe përkrahin rrugën drejt prosperitetit më të madh.

 

Zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski, në Uashington, realizoi takim në selinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar me drejtorin ekzekutiv alternativ, Luk Dresse dhe me shefin e misionit të FMN-së, Jacques Minian.

 

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjen ekonomike dhe politikat në vend, me ç’rast zëvendësministri Nikolloski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale afatgjate.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *