Кumtesa|

19 korrik 2023, Shkup – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguroi 100 milionë euro mjete të favorshme për përkrahjen e EMV-së, që është pjesë e aktiviteteve të ndërmarra për përballimin e krizës energjetike. Zgjidhja ligjore që këto mjete të BERZH-it të vihen në dispozicion të SHA EMV-së, u mbështet dje nga Kuvendi.

Miratimi i Ligjit të Garancisë së Republikës së Maqedonisë për Detyrimet sipas Marrëveshjes së Huasë për Financimin e Projektit për Përkrahjen e Likuiditetit të SHA EMV – Shkup është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet BERZH-it dhe SHA EMV-së. Me këtë marrëveshje sigurohen 100 milionë euro për përkrahjen e likuiditetit të SHA EMV-së.

Bëhet fjalë për sigurimin e mjeteve me kushte të favorshme për përkrahjen e likuiditetit të SHA EMV-së gjatë periudhës së krizës energjetike, me qëllim të furnizimit të mëtejshëm me energji elektrike në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt për qytetarët dhe kompanitë. Afati i pagesës së mjeteve është pesë vite me periudhë grejs prej 6 muajve dhe normë variabile të interesit me Euribor gjashtëmujor, i rritur për margjinë prej 1%.

Kjo është vazhdimësi e masave që Qeveria miratoi për përballimin e krizës energjetike dhe përkrahjen financiare nga buxheti, me qëllim të sigurimit të çmimit të subvencionuar për amvisëritë dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike. Këto mjete jashtëzakonisht të favorshme do të paraqesin përkrahje shtesë të këtyre aktiviteteve. Deri më tani, Qeveria ka miratuar dy pako të masave antikrizë në vlerë prej mbi 760 milionë euro, ndërsa për këtë viti me anë të Buxhetit janë siguruar 225 milionë euro.

Shfrytëzuesi i mjeteve do të jetë SHA EMV – Shkup dhe të gjitha detyrimet nga huaja do të kryhen nga kompania. Shteti jep vetëm garanci. Pas miratimit të ligjit, do të vijojë nënshkrimi i Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BERZH-it, Marrëveshjes së huasë ndërmjet SHA EMV-së dhe BERZH-it, si dhe Marrëveshjes së rregullimit të të drejtave dhe detyrimeve reciproke ndërmjet MF-së dhe SHA EMV-së.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *