Кumtesa|

2 dhjetor 2023, Shkup – Të hyrat publike janë themeli i sistemit të financave publike, me ç’rast intensiteti dhe dinamika e arkëtimit  varet nga ofrimi i shërbimeve publike për qytetarët dhe kompanitë, ndërsa rol kyç kanë punonjësit tatimorë, theksoi ministri i  Finanave, Fatmir Besimi në ceremoninë me rastin e shënimit të Ditës së Punonjësve Tatimorë, organizuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.
“Me akrëtimin e të hyrave publike sigurohen mjete për financimin e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, mbrojtjes sociale, si dhe për të gjitha shërbimet e tjera publike në vend. Ju si punonjës tatimorë keni një nga rolet më të rëndësishme në zbatimin e ligjeve tatimore dhe në luftën kundër ekonomisë joformale. Respektimi i detyrimeve ligjore do të thotë kushte të barabarta pune për të gjithë dhe barazi para ligjit, e me këtë edhe reduktim të ekonomisë joformale.
 
Kemi ndërmarrë masa domethënëse, miratuam Planin aksional dhe së bashku do të vazhdojmë ta përballojmë këtë fenomen, në ndërtimin e sistemit më të mirë tatimor për të garantuar cilësi më të lartë të shërbimeve publike, rritje dhe zhvillim të përshpejtuar të ekonomisë vendore”, tha ministri.
Ai theksoi se, në periudhën e kaluar është punuar në konceptimin e politikave tatimore që kanë për qëllim përmbushjen e synimeve dhe prioriteteve të Strategjisë për reformën e sistemit tatimor 2021-2025, si në vijim: sigurimin e sistemit tatimor të drejtë, efikas, transparent dhe modern që do të bazohet në teknologjitë dixhitale dhe inovacionet në tatimim, me qëllim arritjen e rritjes ekonomike të përshpejtuar, inkluzive dhe të qëndrueshme, ndërsa paralelisht po ndërmerren hapa për dixhitalizimin e procedurave tatimore dhe intensifikimin e interoperabilitetit ndërmjet institucioneve kompetente.
 
Gjithashtu, thekson se, në kushte krize, realizohet kthimi i rregullt dhe i pandërprerë i TVSH-së për ekonominë, ndërsa për qytetarët vazhdon zbatimi i masës  TVSH-ja Ime.
 

“Do të vazhdojmë edhe më tej bashkëpunimin e ngushtë me Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe bashkërisht do të punojmë për realizimin e një sërë prioritetesh në sferën tatimore, duke përfshirë edhe avancimin e vazhdueshëm të legjislacionit tatimor, rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në arkëtimin e të hyrave tatimore, luftën kundër ekonomisë joformale, rritjen e transparencës së sistemit tatimor dhe përforcimin e bashkëpunimit me ministritë e financave dhe administratat tatimore të rajonit dhe më gjerë” – theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *