Кumtesa|

29 janar 2024, Shkup – Ministri i Financave Fatmir Besimi sot zhvilloi takim me zëvendësministrin e Financave Filip Nikolloski dhe zëvendësministren e re plotësuese, Elena Petrova, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e saj.

Ky është takimi i parë pas formimit të Qeverisë së re teknike, e cila u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe ku u diskutua për proceset që po zhvillohen në Ministrinë e Financave dhe për planet që kemi përpara.

Përbërja e Qeverisë së re teknike, e cila do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit, u votua dje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku sipas dispozitave ligjore, u emërua edhe zëvendësministrja plotësuese në Ministrinë e Financave.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *