Кumtesa|

26 janar 2023, Shkup – Përforcimi i rritjes në vitin 2024, i nxitur nga investimet e planifikuara publike, veçanërisht fillimi i ndërtimit të autostradave nga korridoret 8 dhe 10d. Ulja graduale e inflacionit. Qëllimet fiskale të realizuara. Borxhi publik me perspektivë për të mbetur në nivelin e qëndrueshëm dhe në përputhje me rregullat fiskale të Ligjit të miratuar të Buxheteve dhe servisimin në kohë të detyrimeve. Deficiti buxhetor u realizua në nivel më të ulët se sa ishte i planifikuar. Ky është përfundimi i raportit të nenit IV të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pasqyra e parë e Linjës së përkujdesit dhe likuiditetit, që e publikon FMN-ja.
FMN-ja thekson se në Buxhetin e vitit 2024, të miratuar nga Kuvendi, deficiti buxhetor është parashikuar në nivel më të ulët (3.4% të PBB-së) dhe rekomandon vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe afrimin e nivelit të deficitit me rregullin fiskal të përcaktuar nga Ligji i Buxheteve në vlerë prej 3% të PBB-së. Shpenzimet e planifikuara në buxhet janë në llogari të investimeve kapitale dhe mirëpresin rritjen e shpenzimeve kapitale të planifikuara në Buxhet dhe besojnë se një ritëm i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Gjithashtu, sipas FMN-së, për mundësinë e reagimit ndaj risqeve është i rëndësishëm krijimi i buferëve dhe sigurimi i përkrahjes së targetuar për ballafaqimin me krizën energjetike për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve. Shpenzimet e pagave duhet të jenë në kuadër të asaj që është dakorduar me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, ndërsa faktor kyç do të jetë edhe kujdesi ndaj shpenzimeve gjatë periudhës zgjedhore.

FMN-ja pret përshpejtimin e aktivitetit ekonomik në vitin 2024, i projektuar në 2.3% dhe 3% në vitin pasardhës. Drejtuesit kryesorë do të jenë konsumi vendor dhe realizimi i investimeve publike. Faktorë kyç të sigurimit të rritjes së fuqishme dhe të qëndrueshme e cila do ta përkrahë vendin në procesin e tij të integrimit evropian, janë reformat që i referohen përforcimit të investimeve, produktivitetit, tranzicionit të gjelbër si dhe uljes së emigracionit. Kjo do të arrihet nëpërmjet përmirësimit të mjedisit afarist dhe sundimit të ligjit, si dhe uljes së ekonomisë joformale.

Sipas FMN-së, risqet lidhen dhe janë si rezultat kryesisht i tensioneve gjeopolitike, jostabilitetit të çmimeve të lëndëve të para, si dhe aktiviteteve të ardhshme zgjedhore.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u krye në periudhën nga 31 tetori deri më 1 nëntor të vitit 2023, në kuadër të së cilit u bë rishikimi i parë në kuadër të  Linjës së kujdesit dhe likuiditetit dhe konsultimeve të Nenit IV për vitin 2023. Në bazë të konkluzioneve të këtij misioni, është miratuar qasja në transhenë e dytë të Linjës së kujdesit dhe likuiditetit në vlerë prej 200 milionë eurove, gjë e cila është konfirmuar edhe nga Bordi i Drejtorëve të FMN-së. Konsultimet ndaj nenit IV janë të rregullta dhe zbatohen në  periudhë njëvjeçare.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *