Ministria e Financave, sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, në periudhën e ardhshme në faqen e saj të internetit do t’i publikojë pagesat buxhetore në bazë të posaçme për shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore.
Sipas Kodit Zgjedhor, Ministria e Financave, nga dita e miratimit të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, duke përfshirë rezultatet e zgjedhjeve, detyrohet që në bazë të posaçme t’i publikojë të dhënat për të gjitha pagesat buxhetore, me përjashtim të pagave, pensioneve dhe shpenzimeve të rregullta komunale. Gjithashtu, dy javë pas shpalljes së zgjedhjeve, Ministria e Financave është e detyruar të parashtrojë raport financiar parazgjedhor, në të cilin do të përfshihet pasqyra e të gjitha të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara dhe të realizuara nga buxheti sipas zërave, në periudhën prej fillimit të vitit fiskal deri në ditën e parashtrimit të raportit të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.
Ministria e Financave do të veprojë sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, me ç’rast të dhënat do të jenë të disponueshme për publikun në faqen e saj të internetit.