Kolumna|

18 mars 2024, Shkup – “Mbroni paratë tuaja, siguroni të ardhmen tuaj”, është tema e shënimit të 12-të të këtij viti të Javës Globale të Parasë që organizohet në vend nga Ministria e Financave, Banka Popullore,  Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, në bashkëpunim me asociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe civil që janë aktivë në fushën e edukimit financiar. Prej sot deri më 24 mars, për të dymbëdhjetin vit me radhë, dë të shënohet Java Globale të Parasë. Java Globale e Parasë shënohet në mënyrë tradicionale përmes ligjëratave dhe publikimit të materialeve edukative nga fusha e financave.

Tema i referohet menaxhimit të sigurt të parave dhe përforcimit të ndërgjegjësimit për rreziqet e mundshme në sektorin financiar dhe mbrojtjen e financave personale.

Rreziqet e tilla përfshijnë mashtrimet financiare, duke përfshirë edhe mesazhet e dyshimta (fishing), mashtrime gjatë blerjes në internet, si dhe rreziqet lidhur me privatësinë e të dhënave, siç është vjedhja e identitetit.

Të rinjtë janë më shpesh viktima të mashtrimeve financiare, për shkak të kontaktit të tyre të vazhdueshëm me teknologjinë dhe informimin më të ulët për rreziqet e mundshme gjatë përdorimit të teknologjisë moderne dhe metodat moderne të pagesës për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare.

Për rrjedhojë, tema e Javës Globale e Parasë së këtij viti inkurajon të rinjtë që të jenë më largëpamës dhe të jenë të kujdesshëm kur marrin vendime financiare, si dhe kur përdorin teknologjinë moderne.

Në kuadër të shënimit të Javës Globale të Parasë, Ministria e Financave do të organizojë disa ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Në suaza ndërkombëtare, Java Globale e Parasë shënohet që nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, e organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani është shënuar në më shumë se 176 vende të botës dhe me të cilën përfshihen 60 milionë fëmijë dhe të rinj, rrit ndërgjegjësimin e të rinjve për edukimin financiar dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Më shumë informacione rreth Javës Globale të Parasë mund të gjeni në këtë link: www.globalmoneyweek.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *