26 qershor 2024, Shkup – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, mori pjesë në promovimin e projektit për ndërtimin e parkut të turbinave me erë me kapacitet prej 400 MW, investim prej 450 milionë eurosh nga Alkazar Energji.
“Investim rreth 450 milionë euro për ndërtimin e parkut të turbinave me erë. Ky investim i Alkazar Energji është më i madhi në rajon dhe do të plasojë 20 për qind të të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në vend, ndërsa do të hapë 630 vende të reja pune. Qeveria e re mbetet e fokusuar te premtimet parazgjedhore. Qytetarët meritojnë rezultate të shpejta”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në fejsbuk.
Ky është projekti i parë që promovohet nga Qeveria e re në mandatin e saj. Projekti në fjalë do ta rritë pavarësinë energjetike të vendit dhe do të mundësojë përshpejtimin e tranziocionit ndaj energjisë së gjelbër. Do të instalohen 55 turbina me erë që do të prodhojnë një teravat orë ose një milion megavat orë energji elektrike.
Në promovimin e këtij projekti morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, ministrja e re e energjetikës, Sanja Bozhinovska, si dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Daniel Kalderon.