30 qershor 2024, Shkup – Në Qeveri realizuam takim me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, në të cilin përcaktuam mënyrën e shpërndarjes së mjeteve për komunat.
“Siguruam 100 milionë euro për zhvillimin e infrastrukturës vetëm për vitin 2024, si dhe 250 milionë euro shtesë për vitin e ardhshëm 2025. Menjëherë pas rishikimit të buxhetit dhe vendimit të Qeverisë, kah fundi i muajit të ardhshëm, komunat do të mund të aplikojnë për këto mjete të destinuara për investime kapitale”, bëri të ditur ministrja në profilin e saj në fejsbuk.
Mjetet janë të destinuara për projekte kapitale, respektivisht për shkolla, kopshte, ujësjellës dhe kanalizime, infrastrukturë rrugore etj..