1 korrik 2024, Shkup – Sot në Ministrinë e Financave, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska zhvilloi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler.
Në takim u theksua rëndësia e përkrahjes që Ministria e Financave dhe vendi ynë në përgjithësi merr nga SHBA-ja dhe se përkrahja dhe bashkëpunimi do të përforcohet.
“SHBA-ja është partnere strategjike e vendit dhe ky partneritet strategjik, i cili është ruajtur vazhdimisht që nga pavarësia, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ky është aspekt i rëndësishëm dhe krucial për avancimin e proceseve demokratike në vend, sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit më të madh të vendit”, tha ministrja Dimitrieska-Koçoska.
Ajo shtoi se, ka shumë punë përpara dhe se zbatimi i reformave që janë kruciale për të ardhmen e vendit do të realizohet me përkushtim të fuqishëm dhe përkrahja e partnerëve strategjikë të vendit si SHBA-ja është e rëndësishme në zbatimin e atyre reformave.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit iu referuan edhe përkrahjes që Ministria e Financave e merr nga Thesari i SHBA-së në krijimin e kapaciteteve të institucionit gjatë sigurimit të stabilitetit në financat publike dhe qëndrueshmërisë fiskale.