Кumtesa|

16 korrik 2024, Shkup – Në hapësirat e Ministrisë së Financave u realizua trajnimi me temë – Aspektet juridike të konceptit të netimit (close out netting) dhe modalitetet e zbatimit të tij në praktikë. Trajnimi është në kuadër të projektit “Zhvillimi i kornizës juridike dhe rregullatore të derivativëve dhe repo-ve” – projekt i përkrahur nga Banka Evropiane e Rindërtimit dhe Zhvillimit, ndërsa Ministria e Financave është shfrytëzuese e drejtpërdrejt e ndihmës teknike. Projekti në fjalë, zyrtarisht ka filluar në muajin maj të vitit 2024, në takimin e përbashkët të ekspertëve të angazhuar nga BERZH-i dhe përfaqësuesit e palëve të involvuara: Ministria e Financave, si shfrytëzuese e drejtpërdrejt e ndihmës teknike.

Banka Popullore, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Ministria e Drejtësisë. Nga ana e Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit, si konsulentë juridikë u angazhuan: Shoqëria e Avokatëve Llazarov nga Shkupi dhe Shoqëria e Avokatëve Cvetkova Bebov dhe partnerët – anëtare e Eversheds Sutherland-it nga Sofja. Periudha e kohëzgjatjes së projektit në fjalë është 18 muaj.

Qëllimi i projektit është krijimi i zgjidhjes ligjore dhe ndryshimet përkatëse në rregullativën ligjore ekzistuese në fushën e tregut të kapitalit, falimentimit dhe marrëveshjeve derivative dhe repo, me fokus drejt kompensimit (close-out netting), për marrjen e mendimit juridik pozitiv nga ana e ISDA-së Londër (International Swaps and Derivatives Association) në pjesën e lidhjes së marrëveshjeve repo. Kjo do të ndihmojë veçanërisht bankat vendore gjatë lidhjes së marrëveshjeve repo jashtë vendit, përkatësisht  mendimi juridik pozitiv  i  dhënë nga ISDA-ja, do të nënkuptojë siguri të garantuar dhe risk të ulët për bankat vendore gjatë lidhjes së marrëveshjeve repo jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *