Кumtesa|

22 korrik 2024, Shkup – Sot, Ministria e Financave inicioi procedurë për revokimin e licencave për organizimin e lojërave të fatit të dy shoqërive, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të licencave të lëshuara për organizimin e lojërave të fatit. Kjo u bë e ditur sot në konferencën për media nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Siç theksoi ministrja, këto dy shoqëri nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore, që lidhen me përmbushjen e kushteve për posedimin e licencës. Përkatësisht, u konstatua se nuk janë paguar detyrimet e përcaktuara sipas Ligjit të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese dhe Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

Ajo shtoi se në organet kompetente janë parashtruar kërkesa për konstatimin e gjendjes aktuale për të përcaktuar nëse është dëmtuar buxheti dhe në çfarë mase.

Siç u bë e ditur në konferencën për media, Ministria e Financave ka parashtruar kërkesë pranë organeve kompetente që të shqyrtohet ligjshmëria e zhvillimit të organizimit të lojërave të fatit nëpërmjet internetit, që lidhet me përmbushjen e kushteve dhe posedimin e licencës në përputhje me ligjin nga shoqëritë që organizojnë lojëra të fatit nëpërmjet internetit.

“Bëhet fjalë për vlerë serioze me të cilën është dëmtuar Buxheti, prandaj kërkojmë qartësimin e të gjitha dilemave dhe krijimin e kushteve të duhura të punës për të gjithë, vetëm në përputhje me aktet ligjore”, theksoi ministrja e Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *