Кumtesa|

17 korrik 2024, Shkup – Sot, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave morën pjesë në sesionin e tretë të Grupit të punës 6 – Antikorrupsioni (Kapitulli 5, Kapitulli 18 dhe Kapitulli 32), me temë – “Ndërtimi i infrastrukturës kohezive dixhitale për zhvillimin e financave publike të avancuara” në organizimin e Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian (NKEU-MK).
 
Në sesionin e tretë të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian (NKEU-MK), dedikuar parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, u zhvillua dialogu lidhur me çështjen e nivelit të infrastrukturës dixhitale dhe edukimit dixhital në vendin tonë, si dhe për avantazhet që kanë nivelet më të larta të dixhitalizimit dhe zbatimit të inteligjencës artificiale në punën e administratës publike dhe menaxhimin e financave publike.
 
Në këtë event morën pjesë përfaqësues nga institucione relevante, organizata të shoqërisë civile, ekspertë ndërkombëtarë dhe të tjerë, të cilët diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me transformimin dixhital, si një nga prioritetet kryesore për Bashkimin Evropian dhe rolin e transformimit dixhital në përmirësimin e financave publike dhe luftën kundër korrupsionit.
 
Republika e Maqedonisë, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bën përpjekje të konsiderueshme për t’i ndjekur këto trende moderne që e ndryshojnë me shpejtësi mënyrën e punës dhe të jetesës në suaza botërore.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *