Кumtesa|

6 gusht 2024, Shkup

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për fundin e parakohshëm të jetës së kolegut tuaj dhe ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen.

Sot dëshiroj t’ju informoj se, pasi Komisioni Parlamentar i Financimit dhe Buxhetit shqyrtoi Propozimin e ribalancit dhe në kuadër të të cilit u hap një debat konstruktiv, Qeveria miratoi Propozimin e plotësuar për ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2024, i cili do të dërgohet sërish në Kuvend për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.

Ribalanci i plotësuar i buxhetit për vitin 2024 reagoi ndaj disa sfidave shtesë, me ç’rast lindi nevoja për plotësimin shtesë të buxheteve të shfrytëzuesve buxhetorë të caktuar.

Me plotësimin që do ta dorëzojmë për miratim në Kuvend u siguruan plotësime shtesë në: Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin e Mbrojtjes së Konkurrencës, Agjencinë e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Agjencinë Operative dhe Teknike, Këshillin e Inspektimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Arsimit, Drejtorinë Doganore, Pushtetin Gjyqësor, Prokurorinë Publike, Këshillin e Prokurorëve Publikë, Avokatin i Popullit etj..

Më konkretisht, me plotësimet shtesë janë siguruan mjete për pagesën e pagave, si dhe për prokurimin e pajisjeve. Ndër të tjera, për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë destinuar 350 milionë denarë, 147 mijë denarë për prokurimin e pajisjeve për Këshillin e Inspektimit, 60.000.000 denarë për MPB-në për prokurimin e pajisjeve për dokumente personale, 87.2 milionë denarë për realizimin e mëtejshëm të projektit për digën e Otinjës dhe 20 milionë denarë shtesë janë destunuar për kompensimin e pronave të konfiskuara për projektin e digës së Otinjës (eksproprijimi), për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë 18.7 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3.3 milionë denarë për prokurimin e pajisjeve, si dhe 138.000 denarë për realizimin shtesë lidhur me prokurimin e pajisjeve në zyrat e Avokatit të Popullit.

Ribalanci është dokument i hartuar dhe i përditësuar me të cilin kompensojmë mangësitë në planifikimin e buxhetit fillestar, si dhe sigurojmë mjete financiare për pagesën e të gjitha detyrimeve sipas ligjit. Në këtë mënyrë, sigurojmë mjete financiare për servisimin e tërësishëm të të gjitha detyrimeve të maturuara deri në fund të vitit, mjete për pensionistët, të punësuarit në administratë, bizneset, shëndetësinë etj..

Gjegjësisht, me ribalancin e buxhetit siguruam:

– Mbi 4 miliardë denarë mjete shtesë për pagesën e pagave.

Mjete financiare të nevojshme për realizimin e detyrimeve të ndërmarra lidhur me rritjen e pagave sipas marrëveshjeve të nënshkruara kolektive dhe zgjidhjeve ligjore, që u sollën sipas miratimit të Buxhetit të RM-së për vitin 2024 edhe atë:

  • Marrëveshja kolektive e UKM-së dhe ndryshimi i ligjeve për arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore;
  • Harmonizimi me pagën minimale për të punësuarit ku paga minimale paraqet komponent të pagës bazë;
  • Harmonizimi i pagave sipas indeksit të kostove të jetesës për gjashtë muajt e parë të vitit bëhet në bazë të dispozitave të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për të punësuarit në sektorin publik dhe kjo e drejtë do t’u paguhet të punësuarve, me pagën e muajit shtator.

-5.1 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e  jetesës më të mirë dhe më cilësore për qytetarët të moshës madhore.

– Për shfrytëzuesit e së drejtës së ndihmës minimale të garantuar është siguruar përkrahje financiare shtesë prej rreth 800 milionë denarëve.

Janë siguruar 1.7 miliardë denarë shtesë për kujdesin shëndetësor, të destinuara për sigurimin shëndetësor, pushimin mjekësor dhe për pagesën e detyrimeve.

Gjithashtu, siguruam edhe:

– 1 miliard denarë mjete shtesë për ZZHTI-në,
– subvencione dhe transferta për përkrahjen direkte financiare në sektorin e bujqësisë në vlerë prej 1.7 miliardë denarëve.
– 437 milionë denarë mjete shtesë për shujtën e studentëve, si dhe 207 milionë denarë për pagesën e bursave.

Me ribalancin e buxhetit kemi ndarë 6 miliardë denarë për projekte komunale.

Të nderuar, pikësynimi i Qeverisë është që me këtë ribalanc të sigurojmë servisimin e pandërprerë të detyrimeve ndaj një numri të madh kompanish dhe qytetarësh, duke përfshirë të rinjtë, sportistët, bujqit, pensionistët, si dhe të punësuarit në administratë, përmes përmbushjes së të drejtave të tyre në përputhje me marrëveshjet kolektive. Qëndrojmë të përkushtuar para sfidave që t’i zgjidhim çështjet e hapura dhe t’i realizojmë ato hap pas hapi në përmbushjen e politikave tona për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ju faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *