Кumtesa|

24.09.2024, Shkup – Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave, Andriana Matlioska zhvilloi takim pune me shefin e delegacionit të BE-së Mikalis Rokas dhe Laima Lusia Andrikene nga Gjykata Evropiane e Revizorëve.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që zhvillohen në vend me përkrahjen e BE-së, për mbështetjen e zhvillimit demokratik, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, si dhe realizimin e një numri të madh projektesh infrastrukturore.

“BE-ja është partneri ynë strategjik në realizimin e reformave, në transpozimin e rregullativave evropiane në ato vendase si dhe në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore për përmirësimin e kushteve të jetesës”, theksoi Matlioska.

Ajo shtoi se përveç instrumentit IPA, një pjesë e mbështetjes do të realizohet edhe përmes Planit të ri të rritjes.

Sipas saj, është thelbësore të përforcohen kapacitetet e institucioneve, të bëhen përpjekje të fuqishme në zbatimin e reformave si dhe të shfrytëzohen maksimalisht mjetet e miratuara.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *