Кumtesa|

26 shtator 2024, Shkup  – Zhvillimi komunal dhe ai ekonomik lokal janë në fokusin e Qeverisë së re, me ç’rast bashkëpunimi dhe përkrahja financiare do të jenë proces i vazhdueshëm, theksoi sot zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, gjatë hapjes së Forumit Vjetor të Liderëve:”Strategjitë e bashkëpunimit në drejtim të mobilizimit  qëndrueshëm të resurseve dhe decentralizimit”.
 
“Me shpërndarjen e mjeteve financiare ndërmjet rajoneve të planifikimit dhe komunave synojmë të krijojmë komuna financiarisht të qëndrueshme, moderne dhe transparente dhe të gjitha rajonet të zhvillohen në mënyrë të barabartë. Tashmë dihet se në 100 ditët e para pas themelimit të kësaj Qeverie, u siguruan 100 milionë euro për zhvillimin e komunave. Mjetet financiare janë planifikuar  buxhet, respektivisht me ribalancin e miratuar në muajin gusht të këtij viti dhe tashmë në vazhdim është procedura e evaluimit të projekteve të dorëzuara”, theksoi zëvendësministri i Financave, i cili nënvizoi se më me rëndësi është që të përforcohen kapacitetet e komunave që të mund t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet financiare, duke siguruar në këtë mënyrë shërbime më të mira për qytetarët. 
                                                                                           
 
Duke theksuar se investimet kapitale Qeveria i konsideron si faktori kyç për përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve, zëvendësministri potencoi se, në periudhën e ardhshme parashihen investime në vlerë deri në 250 milionë euro nga buxheti qendror për projekte kapitale infrastrukturore në komuna. 
 
 Prioritet janë investimet kapitale, ekskluzivisht për projektet produktive si projektet infrastrukturore edhe ato energjetike, që do të jenë në funksion të sektorit të biznesit, si dhe projektet kapitale të infrastrukturës komunale dhe lokale për përmirësimin e kushteve të përgjithshme për jetesën e qytetarëve të Maqedonisëbëri të ditur Jankullovski dhe shtoi se këto mjete duhet të japin rezultatin më të mirë, ku do të punohet për rritjen e stabilitetit financiar në komuna, duke mundësuar shpërndarjen e drejtë të mjeteve, me ç’rast do t’i kushtohet vëmendje parimeve të zhvillimit të barabartë rajonal, përfitimeve dhe stimulimit për komunat që kanë buxhete të mirëplanifikuara, nivel të lartë të realizimit, si dhe nivel të lartë të arkëtimit të tatimeve lokale dhe përmirësimit të metodologjisë për përllogaritjen e kostove për mirëmbajtjen e objekteve arsimore në komuna, në përputhje me të cilat mjetet do t’u paguhen nëpërmjet bllok dotacioneve.
 
Forumi Vjetor i Liderëve organizohet nga projekti i USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *