Кumtesa|

24 shtator 2024, Shkup – Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave zhvilloi takim me përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare, përkatësisht me përfaqësuesit e Këshillit Botëror të Unioneve Kreditore, Unioneve Kreditore të BE-së dhe SHBA-së dhe kursimores FULM.

Në këtë takim u diskutua për kushtet e punës së këtyre institucioneve financiare në vendin tonë, me ç’rast Ministria e Financave theksoi rëndësinë e sigurimit të stabilitetit të sektorit financiar dhe përmirësimin e kushteve të punës, si dhe aplikimin e standardeve botërore.

Mysafirët ndanë përvojat e punës së këtyre institucioneve financiare në vendet e tyre – SHBA, Irlandë, Rumani, Poloni dhe Kroaci.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *