Кumtesa|

27 shtator 2024, Shkup – Sektori i Akademisë së Financave Publike në Ministrinë e Financave, organizoi trajnimin me temë: “Menaxhimi i riskut (rëndësia e menaxhimit të riskut, shembuj praktikë të riskut strategjik dhe operativ në sektorin publik, vlerësimi i riskut dhe regjistri i riskut)”, i destinuar për të punësuarit e organeve të administratës shtetërore në nivel qendror.

Qëllimi i trajnimit në fjalë ishte që t’i përforcojë aftësitë dhe njohuritë e të punësuarve në sektorin publik për identifikimin dhe menaxhimin efektiv të riskut në punën e tyre të përditshme, duke shfrytëzuar metodologjitë dhe mjetet bashkëkohore që mund t’i implementojnë në proceset e punës. Trajnimi kishte qasje interaktive dhe pjesëmarrësit patën mundësi që të përfitojnë aftësi të reja përmes diskutimeve, ushtrimeve dhe shembujve praktikë nga fusha në fjalë.

Tema e këtij trajnimi është përcaktuar me Programin vjetor të trajnimeve për vitin 2024 dhe u realizua nga trajnuesi i certifikuar Mite Mitevski, i punësuar në Ministrinë e Financave, në pozitën – udhëheqës i Sektorit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik.

Ministria e Financave, përmes Sektorit të Akademisë së Financave Publike do të vazhdojë me edukimin e vazhdueshëm në sektorin publik në fushën e financave publike, që do të ndjekë trendet evropiane dhe ndërkombëtare. Qëllimi i kësaj është krijimi i një administrate moderne dhe profesionale që do të mund të ofrojë shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet afariste.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *