30 shtator 2024, Shkup – Мinistria e Financave dhe Banka Popullore tradicionalisht, për të dymbëdhjetin vit me radhë, me rastin e Ditës Botërore të Kursimeve – 31 Tetor, publikuan Konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm. Qëllimi i konkursit është të nxisë kreativitetin, imagjinatën dhe interesimin e nxënësve për të kursyer dhe edukimin e të rinjëve në sferën financiare.
Nxënësit e shkollave fillore mund të dërgojnë krijim letrar dhe/ose artistik me temë: “Kursimi – shprehi dhe nevojë e jona!”. Për 12 veprat më të mira të përzgjedhura nga nxënësit e shkollave fillore do të ndahen çmime në para, edhe atë: 3 çmime për vizatimin më të mirë/vizatimin digjital për nxënësit nga klasa e parë deri në të 5-tën; 3 çmime për vizatimin/vizatimin digjital më të mirë për nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 9-tën; 3 çmime për poezinë më të mirë për nxënësit e klasës së parë deri në të 5-të dhe 3 çmime për tregimin më të mirë për nxënësit e klasës së gjashtë deri në të 9-tën.
Nxënësit e shkollave të mesme mund të dërgojnë një krijim letrar ose një ese me temë: “Edukimi financiar i të rinjve – bazë për menaxhim më të mirë të parave dhe mbrojtje nga mashtrimet financiare në epokën e re digjitale”. Për tre krijimet më të mira të përzgjedhura, nxënësit e shkollave të mesme do të shpërblehen me çmime në para.
Afati i fundit i dorëzimit të punimeve është 18 tetor 2024.
Lista e nxënësve të shpërblyer do të publikohet më së voni deri më 31 tetor 2024, në faqet e internetit të Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore.
Ministria e Financave dhe Banka Popullore ftojnë nxënësit e interesuar të paraqesin punimet e tyre në konkursin e publikuar. Besojmë se edhe këtë vit konkursi do të ngjallë interesim të madh te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë dhe se do të nxisë edhe më shumë përvetësimin dhe zhvillimin e shprehive të kursimit.