Кumtesa|

6 tetor 2024, Shkup – Me gjithë sfidat me të cilat u ballafaquam, arritëm t’i konsolidojmë, kontrollojmë dhe stabilizojmë financat publike dhe t’i planifikojmë deri në fund të vitit, me ç’rast gjithçka që realizuam u konfirmua nga vlerësimi i Agjencisë Kreditore “Fitch”, e cila konfirmoi edhe vlerësimin kreditor të vendit, nënvizoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në TV Sitell.

“Ishte sfidë e madhe për t’i tejkaluar të gjitha ato probleme që ishin nga periudha e kaluar dhe prandaj jemi shumë të kënaqur që ia dolëm ta ruajmë nivelin e vlerësimit kreditor. Kjo është e rëndësishme nga aspekti i normave të interesit që sigurojmë kur emetojmë euroobligacione në tregun ndërkombëtar, por edhe më e rëndësishme është fakti se nga kjo varet interesi i investitorëve”, theksoi ministri dhe shtoi se është e rëndësishme që “Fitch” jep projeksione pozitive për të ardhmen, të bazuara në politikat që po planifikohen, të cilat u bënë të ditura me “Fitch-in” gjatë bisedimeve në Ministrinë e Financave.

                                                                                                   

Ajo shpjegoi se projeksionet e “Fitch-it” janë në përputhje me projeksionet e Strategjisë fiskale, e cila u miratua javën e kaluar nga Qeveria dhe se në vitin 2025 pritet konsolidim dhe stabilizim në fushën e deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

“Tashmë jemi duke e përfunduar Buxhetin për vitin 2025 dhe me të deficiti buxhetor do të jetë jo më shumë se 4%, norma e rritjes midis 3.5% dhe 3.7%, inflacioni nën 3% dhe nuk presim që çmimet të rriten” potencioi ministrja.

Ajo shtoi se rritja është në bazë të investimeve, përkrahjes së sektorit privat, projekteve të komunave, projekteve infrastrukturore etj., ndërsa në periudhë afatmesme me rritjen e PBB-së do të ulet edhe borxhi publik.

Sa i përket gjendjes së thesarit të shtetit, ajo potencoi se në muajin shtator ka pasur arkëtim më efikas të të ardhurave buxhetore si në pjesën e Drejtorisë Doganore, poashtu edhe nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. 

“Bëhet fjalë për periudhë shumë të shkurtër, por kemi rezultate të shkëlqyeshme. Të ardhurat e Doganës janë rritur për më shumë se 20%, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja për më shumë se 15%. Rezultate pozitive janë evidentuar te të gjitha tatimet, përveç te tatimi mbi fitimin”, theksoi ministrja e Financave. 

Ajo paralajmëroi se marrëveshja për kredinë nga Banka Eksport-Import do të nënshkruhet të martën dhe se mjetet financiare do të paguhen deri në fund të javës.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *