Кumtesa|

28 tetor 2024, Shkup – Buxheti për vitin 2025 do të jetë zhvillimor, por nuk do të neglizhohet edhe komponenti social. Shpenzimet kapitale do të projektohen në nivel mbi 44 miliardë denarë, ndërsa projeksionet për deficitin buxhetor dhe rritjen e PBB-së janë përcaktuar me Strategjinë fiskale. Kjo u theksua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e ftuar në Ditarin e RTM-së.

 

“Bëhet fjalë për buxhet zhvillimor, sepse e ardhmja e shtetit është në këtë drejtim, përkatësisht me zhvillim më të madh do të ketë jetesë më të mirë për të gjithë. Aspektin social nuk mund të përjashtohet plotësisht. Parashihet kontroll më i madh, por nëse duhet të zvogëlohet, duhet të ndërmerren masa. Prandaj, planifikohen masa për rikualifikimin e përfituesve të ndihmës sociale që të fillojnë të punojnë. Gjithashtu, fokusi më i madh do të vendoset mbi digjitalizimin e proceseve në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë”, theksoi ministrja.

 

Ajo shtoi se një pjesë e projeksioneve që do të inkorporohen në Buxhetin për vitin 2025 janë paraqitur me miratimin e Strategjisë fiskale, respektivisht deficiti buxhetor 4% dhe rritja e PBB-së 3.7%.

 

“Gjithçka që është paraparë në buxhet do të realizohet. Shpenzimet kapitale janë planifikuar të jenë diku mbi 44 miliardë denarë, që në këto kushte paraqet nivel të shkëlqyer. Njëkohësisht, për dallim nga paraprakisht, do të fokusohemi në projekte cilësore, siç janë ato komunale për të cilat janë nënshkruar marrëveshjet. Nuk do të tërhiqemi nga realizimi i rritjes së projektuar ekonomike, sepse fokusi ynë është përkrahja e investimeve. Po ashtu, kur flasim për investime, flasim për realizimin real të investimeve. Këtë e konfirmova në mbledhjet në Uashington me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”, theksoi ministrja dhe shtoi se pritet aktivitet më i madh në projektet e korridoreve 8 dhe 10d, që do të realizohen në periudhë më të gjatë se periudha e planifikuar fillimisht prej 4 vitesh, gjë që, siç u theksua, u mirëprit edhe nga FMN-ja.

 

Ajo theksoi se do të ketë rritje të pagave në arsim dhe shëndetësi, ndërsa në raport me pagën minimale, ky aspekt duhet të lidhet me produktivitetin.

 

Sa i  përket borxhit publik, ajo theksoi se në fund të vitit, ndoshta ai do të jetë në nivel prej 64%, por kjo do të varet nga realizimi në fund të vitit, përkatësisht nga detyrimet që do të parashtrohen për pagesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *