12 nëntor 2024, Shkup – Shpenzimet kapitale janë realisht komponenti zhvillimor dhe mbi të i bazojmë pritshmëritë tona për realizimin e rritjes së projektuar ekonomike. Këtë do ta arrijmë nëpërmjet zbatimit real që bëhet në terren dhe ekipimit të mirë kuadrovik në administratë.
Kjo u theksua nga zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski i ftuar në Tv 24.
“Po flasim për investime reale, jo për transferta. Shpenzimet kapitale janë me të vërtetë komponenti ynë zhvillimor në të cilin besojmë fuqishëm dhe kemi dëshmuar se ku jemi ndryshe. Problemet reale i detektuam në terren dhe i mënjanuam që të kemi realizim real të investimeve si drejtimi rrugor Manastir-Prilep, Kërçovë-Ohër dhe vitin e ardhshëm do të fillojë zgjerimi i rrugës Tetovë-Gostivar, respektivisht do të punohet në drejtimin Gostiar-Bukojçan, Shkup-Bllacë, Gradsko-Drenovë. Qasja jonë nuk është vetëm t’i transferojmë paratë në drejtim të komunave dhe kontraktuesve pa asnjë realizim dhe ato thjesht të evidentohen. Me këtë ritëm dhe ekipim të tillë kuadrovik në administratë që është kontraktues direkt, jam i bindur se do të kemi një nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale”, theksoi Jankullovski.
Ai shtoi se punohet maksimalisht në realizimin e projekteve për të cilat janë tërhequr mjetet nga institucionet ndërkombëtare, ndërsa për mosrealizimin e të cilave në të kaluarën janë paguar penalitete, që kanë arritur deri në 20 milionë euro. Ai shtoi se punohet maksimalisht në realizimin e projekteve, por gjithashtu punohet edhe në arkëtimin efikas të të hyrave rrjedhëse në buxhet.
Zëvendësministri theksoi se pret që të arrihet rritja ekonomike e projektuar prej 3.7% për vitin e ardhshëm, pavarësisht zhvillimeve në Gjermani dhe ndikimit të pritshëm ndaj ekonomisë vendase.
“Ngjarjet në Gjermani, si faktorë risku janë marrë parasysh gjatë përpilimit të Strategjisë fiskale dhe Buxhetit të për vitin 2025 dhe planifikohet që ta kompensojmë këtë me investime bruto në planin vendor, siç janë realizimi i projekteve komunale, përkrahja e kompanive, respektivisht atyreve eksportuese, investimet e paralajmëruara në kapacitete të reja dhe zgjerimi i atyre ekzistuese, si dhe hyrja e disa kompanive atraktive ndërkombëtare, që do të sjellin teknologji të reja. Me kompensimin e këtyre risqeve të jashtme me ato të brendshme, do ta arrijmë këtë rritje”, bëri të ditur Jankullovski.
Sa i përket mjeteve të destinuara për kompanitë nga huaja e Hungarisë, ai theksoi se pret të arrihet marrëveshje me bankat dhe se ky proces të zbatohet deri në fund, ndërsa mjetet të arrijnë tek kompanitë.