Кumtesa|

12 nëntor 2024, Shkup – Sot në Kuvend u miratua Strategjia fiskale për periudhën 2025-2029, dokument ky sa i përket prezantimit të supozimeve mbi projeksionet makroekonomike dhe indikacionet e politikës fiskale për vitin aktual dhe për pesë vitet e ardhshme. Qëllimet e Strategjisë fiskale u prezantuan nga zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

 

“Politika fiskale në periudhën 2025-2029 do të orientohet në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik dhe përkrahjen e aktivitetit ekonomik nëpërmjet konsolidimit gradual fiskal, përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe ruajtjes së nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale. Gjithashtu, do të ndërmerren masa për konsolidim fiskal për arritjen e nivelit të moderuar të borxhit”, nënvizoi Jankullovski.

 

Ai shtoi se në të përfshihen indikacionet dhe qëllimet afatmesme të politikës fiskale, projeksionet bazë makroekonomike, vlerat për kategoritë kryesore të të ardhurave dhe shpenzimeve të vlerësuara, projeksionet për deficitin buxhetor dhe borxhin, limitet e shpenzimeve buxhetore, si dhe projeksionet afatmesme në periudhë afatmesme për pushtetin lokal, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore.

 

Njëkohësisht, ai potencon se rezultatet e pritshme i referohen zhvillimit të politikës fiskale aktive dhe të përgjegjshme në funksion të rritjes ekonomike, me arritjen e rregullave fiskale numerike, konsumin e disiplinuar buxhetor nëpërmjet shfrytëzimit efikas të mjeteve dhe realizimin e rritjes së performancës nga puna me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe dixhitalizimin e shërbimeve në sektorin publik, vazhdimin e konsolidimit të mëtejshëm, optimizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve publike duke ulur gradualisht deficitin buxhetor dhe borxhin publik, nxitjen e aktivitetit ekonomik nëpërmjet shpenzimeve kapitale dhe investimeve në infrastrukturë, realizimin e shpenzimeve kapitale dhe projekteve infrastrukturore në fushat prioritare, në përputhje me politikat qeveritare, të cilat do të gjenerojnë efekte pozitive në rritjen ekonomike në periudhë afatmesme, si dhe në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe të qëndrueshmërisë fiskale, të cilat do të krijojnë kushte më të favorshme për dinamizimin e aktivitetit ekonomik.

 

“Strategjia fiskale e parasheh konsolidimin fiskal me faza, me ç’rast deficiti buxhetor reduktohet në përqindje të PBB-së, nga 4.9% në vitin 2024 në 2.8% në vitin 2029. Njëkohësisht, politika fiskale do të orientohet në krijimin e parakushteve për ciklin e ri të rritjes ekonomike, sigurimin e nivelit të konsiderueshëm të investimeve publike që janë bazë për përmirësimin e perspektivës ekonomike, si dhe për një jetë më të mirë për qytetarët.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *