Кumtesa|

12 nëntor 2024, Shkup – “Revizioni i brendshëm – niveli bazë” ishte tema e trajnimit të mbajtur nga Sektori i Akademisë së Financave Publike në Ministrinë e Financave. Trajnimi është pjesë e Programit vjetor të trajnimeve për vitin 2024, ndërsa pjesëmarrësit u njohën me aspektet kryesore të kornizës ligjore dhe rregullatore për revizionin e brendshëm, si dhe me parimet bazë dhe metodologjitë për zbatimin e tij.

 

Theksi i veçantë u vendos në: hapat dhe procedurat për planifikimin dhe kryerjen e revizionit të brendshëm, shembujt praktikë të identifikimit dhe analizimit të risqeve në proceset e ndryshme administrative, si dhe mënyrat e përgatitjes së raporteve të revizionit dhe rekomandimeve për përmirësimin e punës.

Përmes zbatimit të rasteve studimore reale, pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i zbatojnë njohuritë teorike në punë praktike, ndërsa sesionet interaktive mundësuan hapësirë për diskutim, shkëmbim përvojash dhe zgjidhje të çështjeve specifike nga fusha në fjalë.

 

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin të punësuarit e organeve të administratës shtetërore, të cilët punojnë në njësitë organizative të revizionit të brendshëm që janë fillestarë në këtë fushë. Përmes pjesëmarrjes aktive në trajnim, ata patën mundësinë që ta avancojnë perceptimin e revizionit të brendshëm si një proces kryesor në përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit të institucioneve publike.

 

Qëllimi i trajnimeve përmes Akademisë është të krijohet administratë moderne, profesionale dhe shumë e trajnuar. Kjo do t’u mundësojë institucioneve publike të sigurojnë shërbime cilësore dhe të shpejta, të përshtatura sipas nevojave të qytetarëve dhe subjekteve afariste, njëkohësisht duke përforcuar nivelin e llogaridhënies dhe besimit në sektorin publik.

 

Ministria e Financave, përmes Akademisë së Financave Publike, do të vazhdojë të investojë në përsosjen e vazhdueshme të kapaciteteve të sektorit publik, duke respektuar trendet dhe standardet më të reja evropiane dhe ndërkombëtare.

Përmes këtyre nismave, Ministria e Financave kontribuon në arritjen e vizionit për administatë shtetërore transparente dhe efikase, e përgatitur për të reaguar ndaj sfidave të shoqërisë moderne, si dhe ofrojë përkrahje sa i përket zhvillimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *