Кumtesa|

26 nëntor 2024, Shkup – “Konsekuenca dhe harmonizimi i politikave ekonomike për planifikim më të mirë buxhetor”, ishte tema e trajnimit të ri, organizuar nga Akademia e Financave Publike në Ministrinë e Financave për përforcimin e administratës publike dhe avancimin e proceseve në sektorit publik.

Në këtë ngjarje morën pjesë të punësuarit e organeve të administratës shtetërore, që janë përfshirë drejtpërdrejtë në krijimin dhe koordinimin e politikave, si dhe në procesin e planifikimit të buxhetit. Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit kanë marrë udhëzime praktike për menaxhim më efikas me mjetet publike, që paraqet parakusht kryesor në avancimin e cilësisë së shërbimeve publike.

Në suaza të këtij trajnimi u prezantuan qasjet inovative për koordinimin dhe planifikimin e politikave ekonomike, metodologjitë për monitorimin e rezultateve si bazë për vendimmarrje efektive dhe shpërndarjen e mjeteve buxhetore, si dhe praktikat e duhura dhe mësimet e marra nga Semestri Evropian dhe programet e reformave ekonomike.

Trajnimi është pjesë e Programit vjetor të trajnimeve për vitin 2024, organizuar nga Akademia e Financave Publike dhe udhëheqet nga trajnues të certifikuar.

Ministria e Financave vazhdon të investojë në mënyrë të vazhdueshme në edukimin dhe zhvillimin e admisnistratës publike, duke krijuar administratë moderne, profesionale dhe kompetente që është shtytës i progresit ekonomik dhe garanci për shërbime cilësore për qytetarët dhe komunitetin afarist.

Me aktivitete të tilla, Ministria pozicionohet si lidere në përkrahjen e prioriteteve strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe avancimin e sektorit publik.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *