10 mars 2025, Shkup – Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski, së bashku me zëvendësministrat Marjan Risteski dhe Viktorija Trajkov, në emër të Qeverisë bën homazhe në nder të viktimave të Holokaustit duke vendosur lule të freskëta para përmendoreve të hebrenjve të deportuar nga Manastiri dhe Heroinës së Popullit Esterja Ovadija Mara.
“Me repsekt dhe pikëllim të thellë përkujtojmë 7144 hebrenjtë e Maqedonisë që u morën nga shtëpitë e tyre dhe u deportuan në kampin Trebllinka, ku jeta e tyre u ndërpre dhunshëm. Në zemër të Manastirit, qytet me rrënjë të thella historike dhe trashëgimi multikulturore, qëndrojmë të bashkuar në memorien e kësaj tragjedie, por edhe me vendosmëri ta ruajmë këtë përkujtim dhe të përcjellim mesazh të fuqishëm për të ardhmen”, theksoi zëvendësministri Jankullovski.
Ai shtoi se Holokausti është përkujtim i pasojave të tmerrshme të intolerancës, urrejtjes dhe diskriminimit duke theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar në luftën kundër antisemitizmit, gjuhës së urrejtjes dhe të gjitha formave të diskriminimit.
“Sot, ne nuk jemi këtu vetëm për t’u ankuar, por edhe për të dërguar mesazh – se kurrë nuk do ta lejojmë përsëritjen e një padrejtësie të tillë. Përulemi para viktimave, por edhe u bëjmë thirrje gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme që të mësojnë nga historia, të krijojnë një shoqëri në bazë të paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit, që kjo kurrë të mos përsëritet më”, potencoi Jankullovski.