11 mars 2025, Shkup – Ministria e Financave vazhdon fuqishëm në përpjekjet për konsolidimin fiskal të përcaktuara me Strategjinë fiskale 2025-2029. Në vitin 2024 kemi realizuar deficit buxhetor më të ulët se sa ishte projektuar me ribalancin e buxhetit për 2.5 miliardë denarë, respektivisht në nivel prej 4.4% të PBB-së, në vend të nivelit të projektuar prej 4.9.
Borxhi publik në fund të vitit 2024 ishte më i ulët se projektimi dhe e përmbyllëm vitin me borxh publik në nivel prej 61.9% të PBB-së dhe që nga muaji janar i vitit aktual 2025 ka është nën 60% të PBB-së, përkatësisht 58.4% e PBB-së pas shlyerjes së realizuar me sukses të euroobligacionit të emetuar në vitin 2018.
Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, e cila foli në hapjen e Konferencës dedikuar Menaxhimit fiskal të BE-së dhe rolit të Këshillit Fiskal, në organizimin e Këshillit Fiskal.
Ajo shtoi se me Buxhetin për vitin 2025 vazhdon trendi i konsolidimit fiskal dhe se pikënisja për arritjen e konsolidimit fiskal është Ligji i Buxheteve, me të cilin përcaktohen edhe rregullat fiskale.
Ministrja gjithashtu përkujtoi se në vitin 2024, mospërmbushja e rregullave fiskale vjen si rezultat i sigurimit të pamjaftueshëm të mjeteve për detyrimet e ndërmarra nga Qeveria e kaluar, si dhe detyrimet e pamaturuara dhe të papaguara që janë servisuar përmes ribalancit të buxhetit.
“Në vitin 2025, siç theksoi ajo, mospërmbushja e këtyre rregullave është në funksion të zhvillimit dhe realizimit të investimeve, siç janë korridoret 8 dhe 10 (0.8% e PBB-së), projektet e infrastrukturës lokale (0.6% e PBB-së) dhe investimet në pjesën e mbrojtjes (0.5% e PBB-së)”, theksoi ministrja.
Ajo theksoi se po punohet në reformat e financave publike, janë miratuar disa akte nënligjore, përveç Ligjit të Buxheteve dhe se në zbatimin e këtyre reformave Këshilli Fiskal luan rol të rëndësishëm, me të cilin është vendosur bashkëpunim i vazhdueshëm dhe si institucion i pavarur ofron analiza dhe opinione të pavarura dhe profesionale për makroekonominë dhe supozimet fiskale, strategjinë fiskale, buxhetin, raportet për realizimin e buxhetit, risqet fiskale e të tjera të cilat mund të kontribojnë gjatë krijimit të politikave.