18 mars 2025, Shkup – Në bazë të vendimit të Qeverisë, Ministria e Financave do të sigurojë 30 milionë denarë nga Buxheti për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe akomodimit jashtë vendit për familjarët e viktimave nga shkaktimi i zjarrit në diskotekën e Koçanit, të cilët janë shtruar dhe po trajtohen në disa spitale jashtë vendit.
Sipas vendimit të miratuar në seancën e sotme, mjetet do të sigurohen nga rezervat e Buxhetit të vitit 2025, ndërsa pagesa do të bëhet përmes Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë.