Кumtesa|

25 mars 2025, Shkup – Sistemi financiar vijon të jetë edhe më tej stabil, ndërsa risiqet janë në nivel të moderuar. Ky është konkluzioni i përgjithshëm në Raportin vjetor të Komitetit të Stabilitetit Financiar për vitin 2024, të cilin Komiteti e miratoi në mbledhjen e fundit.

 

Në Raportin vjetor theksohet se sistemi financiar i brendshëm tregon rezistencë të lartë ndaj goditjeve dhe se po përballon me sukses sfidat aktuale. Në vitin 2024, institucionet financiare punuan në një mjedis makroekonomik më të favorshëm, arritën rezultate solide dhe kontribuan në ndërmjetësimin më të thellë financiar.

 

Risqet e stabilitetit financiar që janë si rezultat i segmenteve të ndryshme të sistemit financiar janë të moderuara, siç është edhe risku i ”bartjes”, përkatësisht përhapjes së risqeve nga një segment në tjetrin. Megjithatë, akoma ka disa paqartësi, kryesisht të lidhura me faktorë të jashtëm, siç janë tensionet gjeopolitike dhe fragmentimi ekonomik. Si ekonomi e vogël dhe e hapur, sistemi i brendshëm është ende i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, me ç’rast nevojitet kujdes i vazhdueshëm.

 

Në këtë kontekst, institucionet financiare dhe bartësit e politikës makroprudenciale duhet ta monitorojnë me kujdes situatën për ta ruajtur stabilitetin financiar. Rregullatorët financiarë do të vazhdojnë me monitorimin e koordinuar të situatës, shkëmbimin në kohë të informacioneve, ndërsa, nëse është e nevojshme, do të ndërmerren masat përkatëse në kuadër të kompetencave të tyre. Ata disponojnë instrumente të mjaftueshme për ruajtjen e stabilitetit financair, duke siguruar mirëmbajtjen e tij edhe në periudhën e ardhshme.

 

Komiteti i Stabilitetit Financiar është organ ndërinstitucional i ngarkuar për zbatimin e politikave makroprudenciale  dhe koordinimin gjatë monitorimit të risqeve sistematike dhe krizave financiare.

 

Ai përbëhet nga përfaqësuesit e të gjithë rregullatorëve financiarë: guvernatorja e Bankës Popullore, ministrja e Financave, kryetari i Agjencisë së Supervizionit të Sigurimeve (ASS), kryetari i Agjencisë së Supervizionit të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (ASSPFK) dhe kryetari i Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), pesë përfaqësues nga Banka Popullore dhe tre nga Ministria e Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *