Кumtesa|

8 prill 2025, Shkup – Drejtoria Doganore kreu me sukses aksionin për parandalimin e tentativës për kontrabandim të arit në Aeroportin e Shkupit në vlerë prej gjysmë milioni eurosh. Sot, në një konferencë për media, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski vlerësuan se kjo është pjesë e punës së përditshme të Doganës dhe demonstruan përkushtim në ballafaqimin në luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit të të gjitha llojeve të mallrave.

 

„Drejtoria Doganore demonstroi përkushtim të fuqishëm në ballafaqimin me luftën kundër krimit dhe kontrabandimit. Krahas këtij aksioni, dëshmi për këtë janë edhe të dhënat e numrit maksimal të kallëzimeve penale të parashtruara në nivel mujor, të cilat që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, deri në muajin në mars të këtij viti, ato janë numra dyshifrorë dhe variojnë nga 15 deri në 21 kallëzime penale”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se këto janë ndryshimet që kemi paralajmëruar dhe procedurat që tregojnë se institucionet kur duan, kanë kapacitet për t’iu përgjigjur detyrave në përputhje me dispozitat ligjore. Sipas saj, “kjo është rruga e duhur që duhet të ndjekim dhe të mos i nënshtrohemi asnjë presioni në kryerjen e detyrave të ngarkuara që mbështeten me dispozita ligjore. Ka vullnet të fuqishëm nga të gjithë në Qeveri për ta vendosur atë rend dhe për të kijuar institucione efikase dhe funksionale, në këtë mënyrë edhe sistem funksional që do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe biznesit. Le të tregojmë dhe dëshmojmë se kemi kapacitet dhe se mund të përballemi me sfidat dhe të krijojmë kushte të qëndrueshme dhe më të mira jetese në vend”, theksoi ministrja.

 

Ministrja potencoi se përveç luftës kundër krimit, Drejtoria Doganore arrin rezultate pozitive sa i përket arkëtimit të detyrimeve të importit, ku që nga fillimi i vitit shënojnë rritje prej 17%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

Lidhur me aksionin në fjalë, Nikollovski informoi se doganierët të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, kanë parandaluar tentimin për kontrabandë të arit në vlerë prej 479.555 eurove nga dy pasagjerë, respektivisht bashkëshortë, që kanë arritur në aeroport me fluturimin e rregullt Vjenë – Shkup.

Siç u potencua, në këtë aksion, një prej të dyshuarve është ndaluar rastësisht për kontroll të detajuar doganor, ku është konstatuar se dy valixhet kanë qenë të mbushura me kuti boshe të destinuara me ar, ku njëra prej valixheve ka qenë në pronësi të bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit, në valixhen e dorës së gruas së tij, u gjet sasi e konsiderueshme e bizhuterive të padeklaruara, ku disa prej tyre me pjesë diamanti dhe disa të tjerë me gurë të çmuar. Përkatësisht, 89 unaza ari me peshë prej 599.2 gramësh në vlerë prej 203.169 eurosh, 17 byzylykë ari me peshë të përgjithshme prej 215.3 gramësh me vlerë prej 55.748 eurosh, 23 zinxhirë ari me peshë 107 gramë në vlerë prej 39.260 eurosh, 52 palë vëthë ari me peshë prej 238 gramësh në vlerë prej 97.258 eurosh, 10 byzylykë ari me peshë prej 68.3 gramësh në vlerë të përgjithshme prej 19.300 eurosh dhe 18 zinxhirë ari me peshë prej 483.3 gramësh në vlerë të përgjithshme prej 64.820 eurosh, gjithsej 209 copë bizhuteri ari me peshë të përgjithshme prej 1 kilogram e 711 gramësh.

 

Siç njoftoi drejtori Nikollovski, në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup është ngritur kallëzim penal kundër dy personave me shtetësi belge për kryerjen e veprës penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas nenit 278  të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *