5 prill 2025, Shkup – Qeveria dhe Ministria e Financave synojnë t’i zbatojnë standardet evropiane për menaxhim modern dhe të përgjegjshëm të financave publike me qëllim të menaxhimit efikas të mjeteve, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në Konferencën e pestë me radhë ndërkombëtare të kontrollit që u mbajt në Shkup, e cila iu dedikua procesit të kontrollit në sektorin privat dhe publik.
“Tema e konferencës pasqyron një simbolikë të fuqishme të kontrollit si kubi i rubikut, respektivisht mjet që ndihmon për vendosjen e rregullave në kompleksitet, respektivisht të bëhet një strategji nga kaosi, të ndërlidhen pjesët e ndryshme të sistemit në një tërësi funksionale dhe efektive.
Ky proces nuk duhet parë si luks, por si domosdoshmëri si në sektorin privat, po ashtu edhe në atë publik. Në sektorin privat mundësohet monitorimi në kohë i rezultateve, planifikimi, shpërndarja e resurseve dhe përmirësimi i profitabilitetit, procedura këto që janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin dhe krijimin e biznesit të qëndrueshëm”, theksoi ministrja.
Ajo sqaroi se menaxhimi efikas i financave publike dhe institucionet, si dhe ndërmarrjet e zhvilluara do të kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm nacional. Prandaj, përveç angazhimit të shtetit në proceset reformuese, me rëndësi është edhe vendosja e proceseve të tilla në sektorin privat për të siguruar zhvillimin e tij, që do të ndikojë edhe në zhvillimin e shtetit. Ne jemi së bashku në arritjen e këtij qëllimi, përmes planit individual deri në rezultatet kolektive.
Ajo çoi mesazh se procesi i kontrollit është i rëndësishëm si në sektorin privat, po ashtu edhe në atë publik, sepse përmes zhvillimit të vetë kompanive arrihet rritje më e madhe e ekonomisë së vendit, që është një nga prioritetet e Qeverisë.
Ministrja e Financave është një ndër kontrollorët e parë të certifikuar në Maqedoni, me ç’rast ajo ishte pjesë e Akademisë së kontrollit njëvjeçar, të zhvilluar nga Qendra e Menaxhimit në Beograd, e licencuar nga CA AKADEMIE AG në Mynih, ku më vonë ajo njohuritë personale i zbatoi në karrierën e saj afatgjate në sektorin privat.