Кumtesa|

11 prill 2025, Shkup – Sot, Ministria e Financave ka paguar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore transhenë e dytë të mjeteve nga huaja hungareze, të destinuar për përkrahjen e kompanive vendase.

Transheja e dytë është në vlerë prej 4.557 miliardë denarëve ose 74 milionë euro, e cila po realizohet në bazë të kërkesës së parashtruar nga Banka Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve për projektet që tashmë janë miratuar nga bankat afariste.

Në Buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro Për përkrahjen e kompanive vendase përmes huasë hungareze të siguruar nga Qeveria me kushte të favorshme. Deri më tani janë shfrytëzuar dhe transferuar gjithsej 84.4 milionë euro nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore.

“Mjetet financiare janë siguruar në buxhet. Transferimi bëhet në bazë të Marrëveshjes me Bankën Zhvillimore. Kompanitë treguan interes për këto mjete me kushte të favorshme për projetet e tyre. Në dispozicion ka më shumë se 150 milionë euro”, thekson ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo potencoi se kjo është një masë e rëndësishme e Qeverisë që destinohet në drejtim të përkrahjes së kompanive, veçanërisht në kushtet e rritjes së risqeve në nivel global dhe ruajtjes së aktivitetit ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *