27 dhjetor, Shkup – Automjetet do të tatimohen sipas kategorisë ekologjike. Nga 1 janari, për automjetet me vlerë prej deri 10.000 euro, shuma e tatimit do të llogaritet vetëm sipas emetimit të CO2. Dallimi në kategorinë ekologjike të automjeteve do të pasqyrohet në vlerën e tatimit kur bëhet fjalë për automjete me motor nafte apo benzine. Automjeti me të njëjtën vlerë dhe me të njejtion emetim të CO2, nëse është me motor benzinë do të paguajë tatim më të ulët. Për shembull, për të gjitha automjetet me vlerë deri në 10.000 euro dhe me emetim të CO2 prej 130 gramë për kilometër, nëse është me motor benzine tatimi do të jetë 6.500 denarë, ndërsa nëse motori është me naftë– dy herë më shumë.

-Presioni i sektorit civil për ndotjen e mjedisit jetësor është i ashpër dhe i duhur, sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër për shëndetin. Ministria e Financave dhe Drejtoria Doganore i përgjigjen disa prej sfidave që lidhen me ndotjen e ajrit me një zgjidhje sistematike dhe jo zgjidhje ad-hoc. Të mërkurën e kaluar, deputetët miratuan Ligjin e ri mbi tatimin e automjeteve motorike. Me të për herë të parë, vendoset parimi: nëse automjeti është më pak ndotës, do ka një shkallë më të ulët të tatimit”, u shpreh ministrja e Financave, Nina Angellovska në prezantimin e rregullores së re të tatimit të automjeteve gjatë importit.

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski theksoi se motivimi i qytetarëve për të blerë automjete më pak ndotëse do të jetë angazhim i përbashkët i disa institucioneve ku planifikohen të zbatohen masa speciale. Shifrat aktuale tregojnë se 82 përqind e automjeteve të blera janë të dorës së dytë dhe vetëm 18 përqind automjete të reja.

Me rregulloren, të cilën Qeveria do e shqyrtojë në seancën e nesërme, përcaktohet mënyra e përllogaritjes së tatimit të automjeteve motorike në bazë të dy kritereve: emetimi i dioksid të karbonit – CO2 i shprehur në gram për kilometër dhe vlera e automjetit. Automjetet me emetim më të ulët të dioksidit të karbonit CO2 bëhen më të vlefshme ekonomikisht për tu blerë sesa ato me eketim më të lartë të CO2.

Ministrja Angellovska theksoi se Ligji i ri për tatimin e automjeteve motorike është ligji i parë për tatimin e automjeteve që nuk llogarit vetëm sasinë e të ardhurave buxhetore, por për herë të parë përfshihet komponenta që stimulon blerjen e automjeteve ekologjike dhe kështu kontribuon në uljen e ndotjes. Kjo stimulon rinovimin sistematik të parkut të vozitës, gjë që është shumë e rëndësishme, pasi në shtet parku votës është i vjetër midis 15 dhe 18 vjeç.

Në buxhetin e vitit 2020, të ardhurat nga tatimet e reja pritet të jenë aq sa akciza e automjeteve në vitin 2019

-Me ndryshimet stimulohet blerja e automjeteve të reja duke heqyr detyrimet e caktuara për disa automjete, ato që përdoruren për ndihmën e parë, shërbimet funerale dhe duke kthyer tatimin e paguar për automjetet e reja të destinuara për shërbimet e transportit taksi, ku kthimi i tatimit varet nga qëllimi specifik i automjetit. Tek automjetet motorike do të kenë një kthim të tatimit prej 25 përqind, ndërsa automjetet me ulëse 7+1 dhe 8+1 që do të përdoren për shërbimet taksi dhe kompanitë do të tatimohen deri në 80 përqind. Për të inkurajuar përdorimin e automjeteve elektrike, përcaktohet lirimi i tatimimit të veçantë për automjetet motorike për të gjitha kategoritë e këtij lloji. Automjetet hibride do t’i nënshtrohen lirimit prej 50 përqind nga tatimi, sqaroi Tanasoski.

Sipas parkut vozitës në shtet, vlerësohet se emetimi mesatar i CO2 është rreth 170 g/km. Kufiri i vendosur për prodhuesit e automjeteve të reja në BE për vitin 2020 është 95 g/km CO2. Aktualisht, mesatarja në vendet e BE-së është 130-140 g/km CO2. Në nivelin e BE-së, makinat përbëjnë rreth 12 përqind të emetimeve të përgjithshme të dioksidit të karboni.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.