Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot realizoi takim me drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim përgjegjës për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andi Aranitasi.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë që kanë Ministria e Financave dhe BERZh-i gjatë viteve të fundit, të shprehur nëpërmjet projekteve aktuale dhe të ardhshme, me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim realizimi i së cilës do të ndikojë në rritjen e ekonomisë.

Aktualisht mbështetje më të madhe ka realizimi i projekteve në sektorin e transportit, gjegjësisht infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe aviotransportin, si dhe në pjesën e infrastrukturës energjetike.

Mes tyre është ndërtimi i aksit rrugor Kriva Pallankë-Deve Bair, rehabilitimi i pjesës lindore të hekurudhës në Koridor VIII, aksi i dytë, Beljakovcë-Kriva Pallankë, si dhe Projekti për ndërtimin e stacionit spastrues të ujrave të zeza Shkup. Më tutje duhet të realizohen edhe projektet aksi i autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa bisedohet edhe për aksin e autostradës Kërçovë-Gostivar.

Në takim ministri Besimi theksoi se gjatë kësaj periudhe rendësi kyçe ka zgjedhja e situatave me të cilat po përballen institucionet përgjegjëse, në kompetencën e së cilave është realizimi i projekteve, me çka do të mundësohet lëvizje e ekonomisë.

“Realizimi i projekteve tashmë të filluara do të ketë rëndësi të madhe për lëvizjen e rritjes ekonomike gjatë pandemisë dhe gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës e cila do të ketë një efekt pozitiv ekonomik në afat të gjatë. Duhet ta shfrytëzojmë mbështetjen e BERZH-it dhe institucionalisht të gjejmë mënyrë për të tejkaluar të gjitha problemet me të cilat përballemi në zbatimin e disa prej projekteve ekzistuese. Me realizimin e projekteve ofrojmë kushte më të mira për subjektet ekonomike që bëhen më konkurruese në treg. Njëkohësisht, përmes realizimit të projekteve kapitale mundëson punë për qindra firma vendore dhe rritje të punësimit në ndërtimtari”, theksoi Besimi.

Drejtori Andi Aranitasi, në emër të BERZH-it, e përgëzoi për emërimin tij si ministër dhe i uroi suksese në punën e tij. Njëkohësisht, ai theksoi se mbështetja e BERZH-it do të vazhdojë në të ardhmen me shpresën për të kontribuar zhvillim më të shpejtë ekonomike.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.