14 gusht 2019, Shkup – Zëvendësministrja e financave Shiret Elezi mori pjesë në punëtorinë për krijimin e një indeksi të zhvillimit të komunave, e organizuar si pjesë e projektit “Ndërtimi i kapaciteteve në Komuna për implementimin e projekteve”. Punëtoria është organizua nga UNDP dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.

Në këtë ngjarje është theksuar se janë bërë dokumente strategjike nga ana e Ministrisë për vetqeverisje lokale për zhvillim rajonal për dhjestë vitet e ardhëshme.

Ministria e Financave, përmes projekteve por edhe ndarjes së buxhetit, gjithashtu mbështet zhvillimin rajonal, si dhe përmirësimin e shërbimeve komunale. Për shembull, përmes Projektit të përmirësimit të shërbimeve komunale – MSIP, i zbatuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, investon në projekte kapitale që përmirësojnë jetën e qytetarëve në të gjitha komunat.

Gjithashtu këtë vit, qeveria rriti 100% fondet për investime në zhvillimin rajonal dhe rural.
Transparenca e administrimit të pasurive komunale, përmes futjes së një rregulli fiskal për komunat, si dhe regjistrimet e detyrimeve të supozuara, do të parandalojë mbledhjen e detyrimeve të papaguara nga komunat si në të kaluarën.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.