23 janar 2020, Shkup – Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive ndërmjet ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Holandës vazhdon edhe për dy vitet e ardhshme në drejtim të krijimit të sistemit më të mirë të financave publike në vend. Ministrja e Financave Nina Angellovska nënshkroi Memorandum për Bashkëpunim 2020-2022, të nënshkruar nga ministri i Financave të Holandës Volke Hokestra, i cili ia ndau ambasadorit të Holandës në vend, Dirk Jan Kop.

Sipas Memorandumit, të dyja ministritë do të bashkëpunojnë përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe informacioneve për politikat që zbatohen. Parashikohen programe për trajnim, qëndrime studimore, punëtori dhe të ngjashme. Përmes bashkëpunimit dhe bartjes së know -how do të kontribuohet ndaj ndërtimit të kapitalit njerëzor, si dhe në mbledhjen e informacioneve nga përvojat e huaja në ndërtimin e sistemit efektiv të financave publike.

Ministrja e Financave Angellovska theksoi se Holanda jep një mbështetje të rëndësishme sa i përket reformave që po bëhen në financat publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përndryshe, bashkëpunimi dypalësh midis të dyja ministrive ka filluar në vitin 2017.

Holanda është partner i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në reformat zhvillimore në të gjitha fushat. Që nga pavarësia jonë e deri më tani, Holanda ka ndarë mjete në vlerë prej mbi 200 milionë euro për mbështetje të projekteve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.