25 prill 2020, Shkup – TVSH-ja Ime dhe TVSH-ja Ime#ShpërblimiIM në frymën e solidaritetit bashkohen në luftën kundër Covid-19. Një pjesë e fondit #ShpërblimiIm do të destinohet në luftën kundër Covid-19, në mënyrë që shpërblimet ditore të ulen në 10 shpërblime prej 500 denarë, ndërsa tërheqjet mujore prej 100.000 për muajin maj dhe qershor, nuk do të mbahen. Qytetarët do të mund të donojnë mjete nga kthimi i TVSH-së përmes aplikacionit TVSH-ja Ime.
Fondi i lojës shpërblyese TVSH-ja Ime #ShpërblimiIm është ulur për 4.4 milionë denarë, mjete që do të investohen në fondin për luftën kundër Covid-19. Nga fillimi i muajit maj deri në fund të muajit qershor, do të jepen 10 shpërblime ditore prej 500 denarë përmes #ShpërblimiIm, ndërsa tërheqjet mujore prej 100.000 denarë do të ndalen në muajin maj dhe qershor. Me këtë, në vend të 12 tërheqjeve, do të ketë 10 tërheqje për shpërblimet më të larta financiare.
Tërheqjet mujore do të vijojnë nga data 4 korrik, kur do të zhvillohet tërheqja e pestë, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë numrat serik të vlefshëm dhe jofitues nga tërheqjet ditore të llogarive fiskale të skanuara për periudhën nga data 01.04.2020 deri në datë 30.06.2020. Premia e dytë prej 3 milionë denarë do të tërhiqet në përfundim të lojës shpërblyese më datë 19.12.2020.
Përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime”, qytetarët do të mund të donojnë kthimin e tyre të TVSH-së për tremujorin e parë të vitit 2020 për luftën kundër Covid-19. Përmes opsionit “skenoj dhe donoj”, i cili e përditëson aplikacionin “TVSH-ja Ime”, qytetarët do të mund të zgjedhin, nëse dëshirojnë të donojnë kthimin e TVSH-së për tremujorin e parë të vitit 2020. Përzgjedhja do të bëhet deri në datën 5 maj.
Qytetarët, përmes aplikacionit kanë dy opsione në dispozicion –“po, e donoj kthimin tim të TVSH-së” dhe “jo, faleminderit”. Ai që do t’i përgjigjet pozitivisht opsionit të donimit, jep pëlqimin për donim të gjithë shumës që duhet t’i kthehet në llogarinë e transaksionit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi të tërheqë pëlqimin e dhënë. Shfrytëzuesi që do t’i përgjigjet pyetjes në mënyrë negative do të ketë mundësinë të ndryshojë përgjigjen për sa kohë që opsioni i përzgjedhjes është i hapur, ndërsa nëse ai nuk e ndryshon mendimin, kthimi do të paguhet në llogarinë e transaksionit. Mundësia për të donuar, përkatësisht heqja dorë nga kthimi për tremujorin e parë është deri në datë 5 maj.
Për tremujorin e parë të vitit 2020, qytetarët përmes skenimit të llogarive fiskale ushtruan të drejtën e kthimit prej 5.59 milionë euro. Gjatë kësaj periudhe, janë skanuar 49,95 milionë llogari fiskale.